Bayern-i bën gati festën, fitorja sot ndaj Werder-it e bën kampion (VIDEO)

Bayern Mynih e ka gati festën për titullin kampion që do të jetë i teti radhazi. Bavarezët po ashtu i kanë gati birrat për të festuar nëse fitojnë sonte në ndeshjen ndaj Werder Bremen në transfertë që do të thoshte titull dy javë nga fundi. Duke nisur nga ora 20:30 djemtë e Hansi Flick do të jenë të impenjuar ndaj Werderit të Milot Rashicës që lufton për të mos rënë një kategori më poshtë.

Edhe nëse Bayerni nuk fiton sot mjafton që Dortmundi të marrë të njëjtat pikë neser dhe titulli sërish fitohet. Rikthehen në formacionin titullar për sot Lewandowski dhe Mueller që ishin të pezulluar ndeshjen e kaluar ndërsa ka dilema për krahun e majtë të mbrojtjes mes Davies dhe Lucas Hernandez. Por në kohë pandemie disi e çuditshme do të jetë festa e titullit. Bayerni do të festojë me silenciator pasi edhe festa në qytet është anulluar dhe flitet për një festë virtuale por më parë duhet fituar ndaj Werderit sonte.

Duke parë që Real Madrid është vetëm dy pikë larg, Barcelonës nuk i lejohen gabimet sonte ndaj Leganes në Camp Nou. Messi me shokë rikthehen në shtëpinë e tyre pas 101 ditësh dhe pritet titullar pas dëmtimit të gjatë edhe Luis Suarez. Në mesfushë rikthehen nga minuta e parë Arthur e Rakitic dhe De Jong ndërsa Messi do të udhëheqë sërish ekipin. Real Madrid është i impenjuar të enjten ndaj Valencias./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora