-Përveç ambasadorit të Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, në këtë aktivitet morën pjesë edhe disa studiues dhe profesorë nga Turqia-



TIRANË, 20 Dhjetor/ATSH-AA/ - Në Tiranë Instituti "Junus Emre" , dega e Shkodrës ka mbajtur një aktivitet përkujtimor në Mezeun Kombëtar në 78 vjetorin e ndarjes nga jeta të Mehmet Akif Ersoj, Poeti i himnit kombëtar turk , i cili është me origjinë shqiptare, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç ambasadorit të Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, në këtë aktivitet morën pjesë edhe disa studiues dhe profesorë nga Turqia si Mustafa Kilinç, Ahmet Saritas si dhe ishte i ftuar nderi Yavuz Bülent Bâkiler, si dhe studiues shqiptar.
Ambasadori Hidayet Bayraktar u shpreh në fillim të fjalës së tij se është i lumtur që ndodhem mes këtyre personalitete të pranishëm. "Sot marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë zhvillohen në çdo nivel, në mënyrë të mrekullueshme. Në të njëjtën kohë lidhjet tona historike dhe kulturore kontribuojnë së tepërmi në zhvillimin mëtejshëm të marrëdhënieve tona. Populli turk dhe ai shqiptar kanë nxjerr personalitete të larta të përbashkët për të dy vendet. Ata i kanë shërbyer të ardhmes tonë të përbashkët. Midis shumë e shumë personalitetesh shtetërore ka edhe poete e shkrimtarë me origjinë shqiptare të cilët kanë kontribuar në kulturën e përbashkët të dy shoqërive. Një ndër këta personalitete të shquara është edhe Mehmet Akif Ersoy,  autor i himnit tonë kombëtar"- u shpreh Bayraktar në fjalën e tij.
Ambasadori vazhdoi më tej duke theksuar se Mehmet Akif Ersoy si një poet dhe mendimtar i madh është përpjekur të ndriçojë opinionin në fazën e krijimit të Turqisë moderne duke e orientuar atë drejt bashkimit.
"Mehmet Akif Ersoy si një personalitet me origjinë shqiptare ka dhënë një kontribut tepër të rëndësishëm për qytetërimin tonë dhe në të njëjtën kohë me mendimet dhe idetë e tij ai i ka kapërcyer kufijtë e vendit tonë. Ai duhet të zërë vendin e tij të merituar edhe në kulturën shqiptare, sepse edhe pse ka lindur në Turqi ai ka krijuar një urë mes popujve dhe ai ka thënë gjithmonë me krenari se është me origjinë shqiptare"- ka vazhduar më tej ambasadorit i Turqisë në Shqipëri  Hidayet Bayraktar, duke vlerësuar figurën dhe veprën Mehmet Akif Ersoy.
-Kush është Mehmet Akif Ersoj
Mehmet Akif Ersoj  lindi më 20 dhjetor 1873 në Stamboll. Poet, mësues, veteriner, mjek, hafëz e politikan. Ndërron jetë në Stamboll më 27 dhjetor 1936. Mehmet Akif Ersoj është autori i himnit kombëtar turk "Marshi i lirisë". Shpesh herë kujtohet me sinonimet "Poet i atdheut" e "Poet kombëtar". Poeti i himnit kombëtar turk, që për herë të parë u recitua para deputetëve të parlamentit turk më datë 12 mars 1921, është me origjinë shqiptare nga Kosova. Disa nga titujt kryesorë të tij janë Eposi i Çanakkalesë, Bylbyl./a.gegvataj/