Baza e NATO-s dhe heshtja paranojake e opozitës!

Baza e NATO-s dhe heshtja paranojake e opozitës!

Baza ushtarake e Kuçovës

Lajmi se NATO do të përfshihet në një projekt për ndërtimin e një baze ushtarake ajrore në ish aeroportin ushtarak të Kuçovës, është një histori e re për ushtrinë shqiptare.

Që prej daljes nga “Traktati i Varshavës”, Shqipëria ka zhvilluar një sistem mbrojtjeje izolacionist deri në vitin 1990 dhe më pas një strategji të mbrojtjes kombëtare, bazuar tek anëtarësimi në NATO.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë është e mbështetur jo më tek një ushtri e fortë kombëtare, por tek një sistem demokratik aleat me Perëndimin dhe një ushtri që i vuri objektiv vetes anëtarësimin në NATO.

Për këtë arsye ndërtimi i një baze ushtarake të NATO-s në Shqipëri, nuk ka rëndësi për shifrat që do të investojë apo përfitimet financiare që do të ketë zona, të cilat janë padyshim me vlerë për ata, por mbi të gjitha ka rëndësi se legalizon dhe e bën të prekshëm bashkimin e ushtrisë shqiptare me Aleancën me të fortë ushtarake në botë.

Në këtë pikë mbështetja politike ndaj këtij akti duhet të jetë konsesuale, jo se i vlen qeverisë, por se rrit seriozitetin e shtetit shqiptar si vend anëtar i NATO-s.

Deri tani nuk ka reagime kundër pranisë së bazës ushtarake, por opozita ka heshtur dhe ka shmangur komentet zyrtare duke u përpjekur të ironizojë kryeministrin, se ja ka kërkuar vetë NATO-s këtë bazë ushtarake.

Në fakt të gjitha qeveritë shqiptare i kanë kërkuar bazë ushtarake NATO-s, por është fat që ajo ju përgjigj pozitivisht tani. Legjendat urbane rreth kërkesave amerikane për baza ushtarake në Shqipëri tentoi t’i përhapë edhe Berisha kur u largua nga pushteti në vitin 1997, duke lënë të kuptohet, se u prish me amerikanët se nuk u dha bazën ushtarake në Bizë dhe Sazan, por në fakt e kundërta ishte e vërtetë.

Berisha ua ofronte herë pas here me lehtësinë e njeriut që kishte parë filma me “Republikat e Bananeve”, por thjeshtë ata nuk ishin të interesuar.

Qëndrimi i tanishëm i opozitës ndaj lajmit se NATO po hap bazën e parë ushtarake në Shqipëri, duket se diktohet pikërisht nga paranojat e vjetra të Berishës, që mendonte se po të bënin amerikanët një bazë, atë nuk do ta hiqnin nga pushteti. Nga kjo e ka burimin dhe qëndrimi i tanishëm ndaj lajmit për bazën ushtarake.

Ky është qëndrim primtiv dhe tërësisht i pavërtetë. NATO po hap bazë në Shqipëri jo në baçen e Edi Ramës, dhe sistemi i sigurisë kombëtare të Shqipërisë bazohet tek NATO dhe jo tek Kryeministri që është në pushtet.

Për këtë arsye, mbështetja ndaj hapjes së bazës, është domosdoshmëri për të dëshmuar vullnetin e të gjithë palëve ndaj sigurisë kombëtare dhe jo xhelozitë apo paranojat për filma me baza ushtarake e grushte shteti.

Sidomos duke e banalizuar si një bazë që do mbrojë Edi Ramën që të mos bjerë nga pushteti. Siç në fakt do ta mendonte Berisha, po të ishte vetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diplomati: 06/08/2018 07:32

    Mero. Ne pergjithesi je i sakte por lidhur me Sazanin dhe Bizen amerikante i donin per poligone qitje. Nuk besoj se dhe ti do ishe dakort qe qindra tonelata predha artilerie e bomba aviacioni te binin mbi keto teritore te bukura e me vlere. Besoj se kete informacion nuk e ke patur.

    Përgjigju
  • Lulushi ta mbushi: 05/08/2018 21:52

    Hahhaha i trego babes arat...o gelbaze po kush te futi ne nato mer qeros...ne planin nderkombetar keta jane nje 0 me xhufke pervec eksportit te jeshilllekut...ishalla qullosin gje me grekun...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë