Mero Baze: Ja një shembull tipik i një militanti të Kurtit, për të cilin nuk kanë rëndësi faktet por direktivat

Mero Baze: Ja një shembull tipik i një militanti të Kurtit, për të cilin nuk kanë rëndësi faktet por direktivat

Albin Kurti

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka përgënjeshtruar akuzat se në ceremoninë e pritjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton nuk është ftuar ambasadori i Kosovës.

Baze ka ripublikuar postimin e 'militantit të Kurtit', ku shfaqet ambasadori i Kosovës krah zv. ambasadorit amerikan në Tiranë, ndërsa shton se mbi të gjitha ai i quan sanksionet e Perëndimit ndaj Kosovës normale po ashtu si Kurti, pasi mendon se ato e forcojnë shtetin e Kosovës.

''Ja një shembull tipik I një militanti të Albin Kurtit, për të cilin nuk kanë rëndësi faktet por direktivat. Akuzon Shqipërinë pse ka ftuar Bill Clintonin “kundër Kosovës”, dhe pro Beogradit, akuzon qeverinë e Shqipërisë se nuk ka ftuar ambasadorin e Kosovës në pritje, (në fakt është në krah të zv.ambasadorit amerikan në Tiranë, në foton që ka postuar vet) dhe mbi të gjitha mendon se Bill Clintoni është njeri që nuk ka pushtet, por ama ka aq fuqi sa t'ia ndaj Veriun e Kosovës dhe t'ia jap Serbisë.

Mbi të gjitha ashtu si Albin Kurti I quan normale sanksionet e Perëndimit ndaj Kosovës, pasi mendon se ato e forcojnë shtetin e Kosovës.

E vetmja zgjidhje që ka Albin Kurti për këtë situatë është se “shpreson të mos zgjasin shumë”. Por “shpresa” nuk është strategji mor djalë . Është pafuqi. Vetëm barinjtë në male ja lënë zotit në mëshirë të tij nëse do ketë shi apo diell. Burrat e shtetit e bëjnë vet fatin e tyre'', shkruan Baze. / Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë