Baze: Kriza e mospërfilljes së Metës, si shpëtim për të gjithë!

Baze: Kriza e mospërfilljes së Metës, si shpëtim për të gjithë!

Ilir Meta

Ilir Metës i është dashur të fusë këmbët në ujë të ftohtë, dhe të ecë përmes një përroi në Prevallë, për të kuptuar më në fund se nuk po e përfill askush. Më konkretisht nuk dihet pse i është kujtuar zoti Palmer, duke ecur i vetëm nëpër mal qysh herët në mëngjes. Zakonisht në orët e para të mëngjesit, të ngelen në mendje emra apo ëndrra, që të lënë pa gjumë gjatë natës. Dhe duket se Palmer, ja ka prishur qetësinë Ilir Metës.

Sot në mëngjes herët në Prevallë, duke futur këmbët në ujë të ftohtë dhe duke shijuar kontrastin e fortë mes kokës së nxehtë dhe këmbëve të ftohta, në ujin e borës në përrua, Presidenti është kujtuar se nuk po e përfillin më as ndërkombëtarët dhe sidomos këta amerikanët.

Pyetja thelbësore që Ilir Meta ka për zotin Palmer, është pse ky i fundit beson tek Gjykata Kushtetuese që nuk është ngritur ende, dhe nuk beson tek institucioni i Presidentit Meta, që nuk është shkarkuar ende.

Është pyetje e sinqertë e një njeriu që tashmë nuk e përfill askush.

Askush nuk dëgjon më thirrjet e tij për bisedime, askush nuk zbërthen dot mesazhet e koduara kur ai mban një qen në prehër dhe e hedh përpjetë në Bosnjë, askush nuk kupton pse paralajmëron tërmete, pse lë amanete, pse lë pasardhës, kë ka idhull nga Presidentët etj.

Është e pamëshirëshme se si të gjithë nuk e dëgjojnë më. Madje as të vetët. Edhe pse ai këmbëngul për 13 Tetorin, Basha e Kryemadhi, ende po hezitojnë të organizojnë zgjedhje private. U duket shpenzim i kotë.

Më herët ka provuar të mos përfillet nga qeveria, kur ç’dekretonte zgjedhjet dhe dekretonte të rejat.

Pastaj provoi të injorohej dekreti i tij nga Kolegji zgjedhor.

KQZ nuk denjoi të mblidhet as për të shqyrtuar dhe për të hedhur poshtë kërkesën formale për zgjedhje të partive të vogla opozitare, të cilat deri tani kanë tallur PS se si i bëri zgjedhjet pa opozitën, ndërsa vetë po bëhen “serioze” të bëjnë zgjedhje private, pa shumicën.

I shpërfillur nga të gjitha palët nga opinioni publik, nga shumica, nga opozita, nga shtypi dhe ndërkombëtarët, Ilir Meta ka tentuar t’i japë një rrugëzgjidhje kësaj dileme sot në mëngjes, në një përrua në Prevallë dhe ka arritur në konkluzionin se, SHBA dhe sidomos zoti Palmer, nuk e do Shqipërinë, dhe nuk do që ajo të hapë negociatat më 18 tetor.

Shumë i rëndë është si konkluzion. Shumë i hidhur dhe shumë i frikshëm sikur ta kishte thënë vërtetë Presidenti i Shqipërisë. Por për fatin tonë dhe të Shqipërisë, e ka thënë Ilir Meta, dikush që nuk e merr më asnjeri seriozisht. As si President, as si qytetar. Dhe ky është një favor që Ilir Meta ja ka bërë tashmë Shqipërisë, duke mos e marrë askush seriozisht në çdo gjë që bën.

Nuk është nderi i vogël, po të kesh parasysh që mund të bënte gjëma të mëdha, po ta merrnim seriozisht. Ai tani është thjeshtë një President i papërfillur, i palumtur dhe si i tillë i parrezikshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/08/2019 14:59

    Te gjithe corben e neveritshme qe gatuan bashke me Sali kriminelin ne zyrat e shtetit ta hajne e tu beje mire tani,paguan injorancen dhe inatin provincial qe e karakterizon.

    Përgjigju
  • Donela: 05/08/2019 14:56

    Presidenti i LesheLise ne shkarkim,e urrejne te gjithe dhe nuk e perfill me askush,teper e rende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë