BB: Kosova pritet të arrijë rritjen
​më të lartë ekonomike në rajon

BB: Kosova pritet të arrijë rritjen<br />​më të lartë ekonomike në rajon<br>
Sipas studimit të Bankës Botërore, Kosova pritet të arrijë një rritje të lartë ekonomike në krahasim me vendet e tjera në rajon.

Për këtë vit pritet një rritje prej 4.4 %, kurse në dy vitet e ardhshme parashikohet që të arrijë kjo 4.8 %, këto shifra u bënë publike gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore.

Faktorët që do ndikojnë te kjo rritje ekonomike, janë kryesisht investimet, konsumi dhe eksporti.

"Marrë në përgjithësi trendi i rritjes ekonomik në Kosovë ka treguar rezultat më të mirë sesa vendet e rajonit," tha Agim Demukaj, ekonomist i Bankës Botërore në zyrën në Prishtinë.

Sipas Demukajt, Banka Botërore ka vërejtur se në të gjitha vendet e rajonit, punësimi është kryer në nivelet e para vitit 2008, pra, para krizës globale financiare.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë