TIRANË, 17 Nëntor /ATSH/-Reforma e pensioneve në Shqipëri është ndër më të mirat në botë.
Kështu u shpreh Drejtori i Operacioneve në Bankën Botërore, John Roome, të hënën gjatë një vizite që zhvilloi me Ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, në ambientet e arkivës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Duke vlerësuar kontributet si faktorë të rëndësishëm për reformën e pensioneve, Roome tha se, Banka Botërore e sheh ecurinë e reformës së pensioneve në Shqipëri, si modelin që duhet të ndjekë një vend që po ecën drejt BE-së. e,xh/ /m.m/











