BB vlerëson projektin 65 mln USD të Govtech: Nisje e mirë, detyrat për AKSHI-n dhe MAS

BB vlerëson projektin 65 mln USD të Govtech: Nisje e mirë, detyrat për AKSHI-n dhe MAS

Banka Botërore ka bërë vlerësimin e parë për projektin 65 milionë dollarë që po mbështet me qeverinë shqiptare për përmirësimin e shërbimeve publike përmes GovTech.

Në dokumentin e bërë publik nënvizohet se nga hyrja në fuqi në korrik e deri më sot janë disbursuar më shumë se 2 milionë USD në disa aktivitete të lidhura me projektin.

“Programi hyri në fuqi më 18 korrik 2023. Progresi drejt arritjes së Objektivit Zhvillimor të Programit, si dhe Progresi i Përgjithshëm i Zbatimit (IP) vlerësohet si i kënaqshëm për shkak të: (i) arritjes në kohë të të gjitha marrëveshjeve ligjore, të cilat janë thelbësore për zbatimin efektiv; (ii) progresin në lidhje me treguesit e rezultateve të Programit; (ii) arritjen e tre rezultateve të lidhura me disbursimin (DLR) dhe (iv) progres i mirë i përgjithshëm në përgatitjen e të gjitha prokurimeve dhe aktiviteteve prioritare të programit për rezultatet financiare.

Për sa i përket disbursimit, Rezultati paraprak i Programit “Adoptimi i Standardeve të përditësuara të Shërbimit Dixhital dhe planit të vlerësimit” janë përmbushur. dhe disbursimi i parë kundrejt një rezultati të lidhur me disbursimin (DLR) prej 1,800,000 EUR u përfundua në nëntor 2023.

Përveç kësaj, dy DLR (DLR 4.1 – “Plani i Zbatimit dhe Monitorimit të SmartLab i miratuar nga Grupi i Punës SmartLab” dhe DLR 6.1 – “Kuadri shqiptar i interoperabilitetit (2014) i rishikuar për t’u përafruar me EIF 2.0 dhe i miratuar nga AKSHI”) janë plotësuar dhe janë në pritje të verifikimit nga palët e treta. Tre DLR-të shtesë pritet të plotësohen deri në fund të vitit fiskal 2024:(i) DLR 2.2 – “Vlerësimi dhe ridizajnimi për 6 ngjarjet e jetës në Nivel 4 është miratuar nga Grupi Punues Life-Events” (900,000 EUR); (ii) DLR 3.1 – “GG (Government Gateway) termat e referencës të përmirësimit të dizajnit të miratuar nga AKSHI (900 000 euro)”; dhe (iii) DLR 5.1 – “Albania Virtual Assistant (AVA) i implementuar dhe 2 shërbime funksionale nëpërmjet tij” (1,800,000 EUR)” thuhet në detaje në raportin e vlerësimit të bankës.

Ndërkohë i njëjti raport lë detyra për institucionet e lidhura drejtpërdrejt me projektin.

Konkretisht BB nënvizon se për të siguruar progres të vazhdueshëm, çështjet e mëposhtme do të kërkojnë vëmendje në gjysmën e parë të 2024: (i) AKSHI këshillohet të rekrutojë, duke përdorur asistencën teknike, dy administratorë të programit me kohë të plotë për të forcuar monitorimin, raportimin dhe zbatimin e programit – dhe për të përfunduar të gjitha veprimet e miratuara të programit (sipas Planit të Veprimit të Programit); (ii) MAS duhet të përshpejtojë zbatimin e aktiviteteve të Education SmartLabs dhe të DLR-të e lidhura – duke përfshirë prokurimin e mobileve, ofrimin e trajnimeve për drejtorët dhe mësuesit, dhe zhvillimin e kurrikulës përmbajtje për aftësi digjitale, shkrim-leximi dhe numerike; dhe, (iii) bazë për treguesin e zhvillimit të objektivave të programit “Ulja e kohës mesatare të nevojshme për dorëzimin e shërbimeve dixhitale përzgjedhura të lidhura me gjashtë LE-të prioritare” duhet të finalizohen./Monitor 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës