BB5, Arbëri rikthehet në Kosovë

BB5, Arbëri rikthehet në Kosovë
Fituesi i edicionit të pestë të Big Brother Albania, Arbër Zeka, është rikthyer në vendin e tij të lindjes, në Prishtinë. Me anë të një fotografie të postuar në profilin e tij në Facebook, Arbëri duket i lumtur që është kthyer në Kosovë. Ai shfaqet në këtë fotografi bashkë me Erionin, një tjetër konkurrent të këtij reality show, të cilët janë afruar më tepër me njëri-tjetrin, pas përfundimit të këtij spektakli, duke dal e dëfryer së bashku në shumë lokale edhe në kryeqyet. Mesa duket Arbëri e ka marr me vete Erionin në shtëpinë e tij. Ata kanë deklaruar se shoqëria e tyre do të zgjas dhe do të jetë më e fortë, tani që përfundoi eksperienca e tyre në BB. Djemtë duken se kanë shumë fansa, të cilët i shikojnë edhe teksa dalin në fotografi. 

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën