BB5, Besarda s'ia del
largohet brenda 24 orësh
Ne shtepi dhe 52-vjeçari
i mori 25 mijë euro Llakajt

BB5, Besarda s'ia del<br />largohet brenda 24 orësh<br />Ne shtepi dhe 52-vjeçari<br />i mori 25 mijë euro Llakajt
TIRANE- Nuk i ka rezistuar më shumë se 24 orë izolimit nga realiteti i jashtëm dhe vendos që të largohet nga shtëpia e Big Brother 5. Ky është vendimi i marrë nga Besarda, vajza e cila hyri në shtëpi si “vajza e produksionit” që do të hapte derën e shtëpisë për Florianin.

Edhe pse për banorët e Big Brother Albania, ka qënë një ëndërr shumë e rëndësishme, përjetimi i eksperiencës në BB, duket se nuk ka ndodhur kështu për Besardën. Ajo është shprehur se dëshironte të dilte jashtë shtëpisë sepse nuk ishte mësuar të jetonte në këtë mënyrë, e izoluar nga realiteti dhe larg nga jeta e saj jashtë katër mureve.

Pas bisedave me të në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh ka vendosur që Besarda të dalë jashtë Big Brother duke humbur kështu një mundësi të madhe për të jetuar një aventurë të bukur, por edhe për të fituar çmimin e madh.

Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, Besarda takoi konkurentët e tjerë duke u uruar suksese në aventurën e tyre dhe u thotë se për arsye personale ajo po largohet nga shtëpia.
(topchannel/sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë