BB5, rrëfehet “Zogu” i Tiranës
Ja lidhja ime me Vlashin

BB5, rrëfehet “Zogu” i Tiranës<br />Ja lidhja ime me Vlashin
Hermes Nikaj ose siç njihet nga publiku “ Zogu i Tiranës”, shfaqet çdo mëngjes në ekranin e Tv Klan dhe pikërisht në emisionin “Aldo Morning Shoë”. 21 vjeçari nga Tirana e ka nisur karrierën e tij televizive fillimisht si model në shumë evente dhe kompeticione mode. Prej 3 vitesh Hermes Nikaj merret me modeling dhe aktualisht është model në një agjencie modelimi , pjesë e të cilës është edhe konkurrenti i Big Brother Albania, Vlash Martika. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Nikaj tregon për miqësinë e tij me Vlashin dhe hedh poshtë thashethemet që ai mund të jetë homoseksual. Sipas tij,” Vlashi është një model shumë i suksseshëm dhe mbi të gjitha një shok shumë I mirë. Bashkë na lidhin shumë gjëra, qyteti i Milanos, modelingu dhe televizioni”, tregon Nikaj. Duke u ndalur te meshkujt brenda shtëpisë “Zogu”, pohon se ata janë yje duke shtuar gjithashtu se, ka njohje edhe me ish-Mister Albania 2010, Ermal Merdanin.

Si ka nisur karriera juaj për modeling?
Në fakt gjithçka ka nisur nga Modelingu. Në moshën 17 vjeçare nisa bashkëpunimet me shumë fotografë të njohur për sete të ndryshme fotografike, e me pas kam qënë protagonist në disa spote publicitare. Gjithashtu kam pozuar për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme duke u bërë pjesë e katalogeve përkates.

Fillimisht keni qenë I njohur si model, por kohët e fundit jeni i njohur edhe si Hermes i “ Aldo Morning Shoë”. Si u gjete në këtë emision?
Të gjithë më njohin si Top Model pasi kam qënë dhe I ftuar nëpër emisione të ndryshme televizive duke folur mbi modelingun dhe pasarelat. Por tashme u bën 7 muaj që jam pjesë e “Aldo Morning Shoë”, ku prezantoj një rubrikë shoëbizi gjithashtu dhe lajme të ndryshme urbane.

Ndiheni komod pranë Aldos?
Sigurisht, ai është një figurë e lartë mediatike dhe mbi të gjitha një koleg i mirë.

Ju tërheq më tepër bota e gazetarisë apo ajo e modelimit?
Më tërheq bota e televizionit dhe synimi për tu bërë dikush. Unë çfarë dua e arrij gjithmonë.

Me cilin nga stilistët shqiptar keni bashkëpunuar më tepër?
Me Joni Peçin, kam sfiluar për veshjet e tij dhe është një nga stilistët më kontemporanet. Gjithashtu dhe Sony, Fotografi zyrtar I Agjencise Icon ku bëj pjesë.

Hermes ju jeni shoku I Vlashit modelit që merr pjesë në Big Brother Albania, ç’mund të na thoni më tepër për miqësinë tuaj?
Në fakt u bën disa vite që njihemi, ai është një njeri i mirë dhe me një botë të madhe shpirtërore. Bashkë na lidhin shumë gjëra, qyteti i Milanos, Modelingu dhe televizioni.

Kur jeni njohur me Vlashin?
Jemi njohur në një seminar mode , pasi të dy jemi model të së njëjtës agjenci.

Si është ai si shok?
I mrekullueshëm dhe me një zemër të madhe.

E ndiqni në BB, si ju duket loja e tij?
Sigurisht që po, loja e tij më duket e fortë dhe mendoj që është një nga pretendentet për finalen e madhe.

Kishte shprehur ai një dëshirë më përpara për të marr pjesë në BB?
Absolutisht që jo, kur e pashë në shtëpi u habita.

Flitet se Vlashi ka hyrë në BB, për të fituar cmimin e madh dhe për ta larë disa borxhe që ka jashtë , sa të verteta janë këto thashetheme që qarkullojnë në media?
Këto janë thjesht mashtrime për të hedhur baltë mbi imazhin e tij.

Sa i suksseshëm është Vlashi në fushën e modës?
Sigurisht që është i suksesshëm. Ai është një model profesionist ku ka sfiluar dhe në Milano. Gjithashtu ai ka drejtuar edhe 2 edicionet e Albania Next Top-Model .

Është e vërtet që ka pozuar për D&G?
Nuk jam në dijeni të këtij fakti.

Ka qënë një nga banorët më të komentuar të BB, sa i takon prirjeve të tij seksuale, është Vlashi homoseksual, apo jo?
Kategorikisht që jo !

Njihni ndonjë nga ish të dashurat e tij?
Sigurisht, disa Modele të njohura. Përmend këtu Majami Hasen, finalisten e Albania Next Top-Model 2.

Përveç Vlashit në BB janë edhe dy modelë të tjera, Franceska dhe Ermali, njiheni me ta?
Ermalin e kam njohur tek Albania Next Top-Model pasi të dy ishim opinionist.

Marrëdhëniet e Vlashit dhe Ermalit nuk janë të mira, sipas mendimit tuaj pse vjen kjo “armiqësi”?
Nuk e di çfarë të them, mbase ngaqë janë të dy konkurrentë tepër të fortë.

Ky Big Brother është cilësuar si një nga edicionet me meshkujt më të bukur, ju si mendoni?
Sigurisht dhe unë u mahnita kur pashë shtëpinë të mbushur me meshkuj yje. Oh zot thashë një mrekulli.

Pjesë e këtij reality show janë edhe dy model kosovar Meti dhe Elvisi që doli nga shtëpia si ju janë dukur?
Për Elvisin s’ma priste mendja që mund të dilte, ndërsa Meti mendoj se po bën një lojë të fortë.

Ju vet e keni qejf një format të tillë? Nëse po do të merrni pjesë vitin tjetër?
Po patjetër pse jo. Në fakt e kisha menduar të merrja pjesë këtë vit por shpresojë të marr pjesë vitin tjetër. Më pëlqen të provoj gjithçka.

(aq/shqiptarja/.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan