BB6-Joana: “Anaidi fiks për
mua, Elena e pavendosur”

BB6-Joana: “Anaidi fiks për <br />mua, Elena e pavendosur”
Joana i rrëfen Eldorës për lidhjen e saj me Janin. Sipas Joanës midis tyre ka patur mjaft probleme duke e bërë atë të vuaj. Ndërkohë ajo është shprehur gjithashtu për situatën e saj me Anaidin, duke thënë se Anaidi është fiks për të.

Kjo ndodh pasi Anaidi e josh, e aktivizon dhe e bën për të qeshur. Por ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe afërsinë e Anaidit ndaj Elenës. Sipas Joanës në këtë mënyrë Anaidi e lëndon si dhe nuk arrin të kuptojë sjelljen e Elenës.

Ajo thotë se edhe Elena nuk po sillet mirë. Me dashje ose pa dashje, ajo po e prek Joanën dhe po e mërzit me sjelljen që po bën me Anaidin. Eldora mundohet ta qetësojë duke i thënë se ajo nuk e bën me të keq, por thjesht është tipi i tillë.

Por Joana i thotë se sjellja duhet të kontrollohet, sepse pa dashje mund të prekësh dikë, dhe ajo dikush është Joana. Ndërkohë dy vajzat bien dakort se Elena ka një karakter të pavendosur.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen