Vajza e cila jeton prej 16 vjetësh në Itali ka zgjuar menjëherë kureshtjen e banorëve të tjerë, të cilët kanë filluar ta pyesin për jetën e saj.
Edhe ajo nuk ka ngurruar të flaës për veten, ku është shprehur se nuk ka asgjë që e lidh me Shqipërinë pasi jeton prej 16 vjetësh në Itali.
Vajza bukuroshe ka treguar për profesionin e saj si modele.
“E kam përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion bukurie internacional, ku unë isha e vetmja shqiptare”:-ka thënë ajo.
Një nga banoret e cila ushtron të njëjtin profesion si Rikja, njëkohësisht dhe banorja më e re brenda shtëpisë, Elena, e ka pyetur atë se përse ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë që Rikja mjaft e vendosur ka thënë se e shikon thjesht si një eksperiencë, e cila i pëlqente ta provonte, por jo si një mundësi për tu afirmuar si modele në tregun shqiptar.
Këtu kam ardhur thjesht për qejf, për një eksperiencë të re”:-ka theksuar Rikja.
(b.t/shqiptarja.com)