BB7- Eliminohet Katerina,
Jona dhe Meridiani lojë e dyfishtë

BB7- Eliminohet Katerina,<br />Jona dhe Meridiani lojë e dyfishtë
“Katerina ka qenë një uragan i vërtetë”, por duket se ishte një uragan i shkurtër brenda shtëpisë së “Big Brother”. Mbrëmë, në javën e dhjetë të edicionit të 7 të “BB”-së u eleminua një tjetër banor, duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 milionë lekësh. Ka qenë Katerina, vajza e cila u komentua shumë për shkak të debateve të krijuar për ditë të tërë me të gjithë banorët, duke çuar në eleminimin e saj. Duket se serioziteti dhe sjellja e Katerinës kundrejt vajzave të shtëpisë kanë ngjallur debate të ashpëra sidomos me Jonën dhe Matildë. “Grindja nisi pasi vajzat dhe sidomos Jona, më kanë thënë se Mandi më ka degjeneruar. Një tjetër sherr ishte dhe për shkak të raportit që krijova me Arditin” thekson Katerina në përballje me publikun dhe banorët pas daljes nga “BB7”. Por, ky debat nuk ndalet këtu, Armand Peza thekson se mes kësaj vorbulle të krijuar me qëllim nga vajzat, duhet të jenë më korrekt dhe të mos përmenden fjalë në emër të tjerëve duke bërë pis dhe postin që mban vetë opinionisti. 
Miqësitë, thashethemet, debatet dhe përqafimet, me shpërthimet dhe puthjet e tyre... do vazhdojnë ti shoqërojnë dhe për shumë javë banorët e këtij edicioni.

Çiftet në shtëpi, “Jona-Meridiani, një lojë të dyfishtë”

Dy çiftet të cilët nisën historinë e dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother”, Juliana me Arditin dhe Lori me Visarin janë shoqëruar mes debateve dhe xhelozive. Por, ajo çka na ka bërë kurioz këtë javë është afrimitetit i Jonës me Meridianin! Opinionisti Armand Peza, thotë se shqetësimi nëse po bëjnë lojë është i vërtetë. Mandi kujton lojërat e Arditit dhe Julianës, duke thënë se Juliana tregon hapur frikën e saj nga kamerat dhe publiku. Opinionisti shprehet se çifti Lori dhe Visari kanë frikë nga njëri-tjetri, aq sa kanë dhe dëshirë për të qëndruar bashkë. “Përpiqen të manipulojnë publikun, por edhe veten”, thotë Mandi.
Ndërsa, përsa i përket Jonës dhe Meridianit ku janë parë mesazhet e dashurië kundrejt Jonës, opinionisti e komenton si një lojë e dyfishtë, pasi Meridiani ka deklaruar se ka lidhje jashtë. “Nuk ka asgjë konkrete”, shprehet Mandi.

Surpriza e Fatjonit, befason Matildën

Pas daljes nga shtëpia e “BB7”, Fatjoni, djali i cili u fut në lojë bashkë me bashkëshorten e tij ka pasur një javë të qetë. Por, ajo çka suprizoi në natën e mbrëmshme ishte klipi që iu prezantua Matildës, ku Fatjoni ishte shoqëruar me disa vajza në diskotekë, por Matilda nuk e priti mirë. Matilda duket se mërzitet pak, me foton e fundit. Fatjoni është afër Ardijanës, por ajo është e fshehur. Matilda thotë se ndihet keq, pasi priste një surprizë dhe nuk e mendonte se ai ka dalë kaq shumë nëpër klubet. “Nuk kam fjalë. Le të dalë të festojë”, thotë Matilda, me lot në sy. Fatjoni thotë se ai ka dalë vetëm, pasi atë natë pasi doli nga shtëpia. Ai e siguron se ka sy vetëm për të dhe i ka dhënë provat e dashurisë. Fatjoni e sqaron se në foto është me Ardijanën. Fatjoni thotë se ai rri tërë kohës duke e parë në Big Brother. “Rri me ty, fle me ty”, thotë Fatjoni, duke e uruar të shkojë në finale.
 
 Babai i Valerit: Valeri ka thyer një tabu në Malësi

Valeri, djali nga Malësia e Madhe i cili ka qenë një ndër protagonistët e edicionit të shtatë të “Big Brother”, prej dhjetë javësh po sfidon banorët me lojën e tij. Mbrëmë, Valeri u komentua nga Opinionisti Peza, banorët e “BB7” si dhe nga disa nga banorët e zonës së Malësisë për personalitetin e tij brenda dhe jastë shtëpisë. Ky debat mori spunto nga reagimet e banorëve që kanë bërë në lidhje me sjelljet e tij, për kërcimin, apo lyerjen e flokëve. Banorët kanë debatuar shpesh me Valerin për reagimet e tij, duke iu referuar edhe origjinës së tij. Gjatë debatit mes banorëve dhe Valerit, ky i fundit shprehu se ka hyrë në “Big Brother” për ëndrrën e tij. “Asnjëherë nuk u kam vënë rëndësi komenteve dhe paragjykimeve ndaj meje. Unë jam rehat me veten time”, thekson Valeri. Ndërkohë, një surprizë nga Vëllai i Madh ishte ardhja e babait të tij në shtëpi, i cili tha se, djali i tij ka thyer tabut me hyrjen në “Big Brother”. “Kurseni helmin ndaj njëri-tjetrit dhe bëni një lojë dinjitoze. Valeri ka thyer një tabu në Malësi, për hyrjen në këtë lojë”, shprehu babai i tij.   

Shkrimi u botua në numron e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit