"BB7" Jona: “Nuk e besoj
ndjenjën e Meridianit”

ndjenjën e Meridianit”">
Jona dhe Matilda shtrihen në dhomën e gjumit, duke biseduar mes tyre.

Vajzat shprehen se kanë kaluar shumë mirë gjatë ditës, pasi janë kënaqur me shopping tek “Krienko Jeans”.

Matilda thotë se gjatë ditës nuk është mërzitur dhe nuk e ka kujtuar fare Fatjonin.

Matilda shprehet se Fatjoni duhet të jetë i lumtur për këtë fakt, sepse ajo nuk duhet të rrijë gjithë kohës e mërzitur për të.

Më tej Matilda thotë duke qeshur:’ “Sikur po më pëlqen pak kjo jeta beqare”.

Ajo shton se po mësohet pa Fatjonin në shtëpi, edhe pse ishte mësuar më parë me largësinë mes tyre.

Biseda zhvendoset  më pas tek Meridiani, teksa Jona tregon pjesë nga bisedat që ka bërë me të gjatë ditës.

Jona tregon se i ka thënë Meridianit se ai nuk ka guxim t’i thotë gjërat në sy.

Meridiani është shprehur se ai po ruhet për respektin e saj dhe të dikujt tjetër jashtë, tregon Jona.

Ajo rrëfen se e ka pyetur Meridianin nëse ka ndjenja vërtet për të, apo po e bën për lojë, kurse Meridiani është përgjigjur se do t’ia tregojë më vonë.

“Tenton të ecësh në një rrugë që nuk e njeh. Mos tento të prishësh diçka që ke gjithë këto vite”, i ka thënë Jona, Meridianit.

Matilda shprehet se Meridiani është gënjeshtar, pasi në shumë raste ka gënjyer për vitet e lidhjes, apo edhe për detaje të tjera.

Ajo çuditet sesi Meridiani ngatërrohet në këtë situatë, aq më pak që ka pasur kontakte me shumë femra.

Vajzat mendojnë se Meridiani është i ngatërruar në ndjenjat e tij. Jona thotë se ai është një mashkull shumë i lëkundshëm.

Matilda rrëfen se ka pasur frikë nëse ndahej me Fatjonin, para se të hynte në shtëpi.

Ajo shprehet se e ka menduar më keq situatën, por më pas nuk ka pasur frikë, përderisa kishin dashuri mes tyre.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin