BB7-Lori-Visarit : “Nuk jam rehat me kamerat tek koka”

BB7-Lori-Visarit : “Nuk jam rehat me kamerat tek koka”
Çifti i dytë, i cili ka kurorëzuar afrimitetin në shtëpinë e “Big Brother” po lundrojnë nën të njëtin oqean. Visari dhe Lori, dy banorët që u futën më në fund në shtëpinë më të famshme, duket se po i tejkalojnë kufinjtë e njohjes. Pëlqimet ndaj njëri-tjetrit po shkojnë dhe më tej se puthje. Në orët e para të ditës së mërkurë, ka qenë Visari ai që i ka kërkuar Lorit të ndajnë shtartin sëbashku, por kjo e fundit ka refuzuar, duke thënë se nuk ndjehet rehat në prani të kamerave. -Lori shkon tek krevati i Visarit.

Ai e përqafon dhe më pas të dy shkëmbejnë puthje në buzë. Visari shikon mos zgjohet Matilda apo Jona dhe më pas vazhdon ta puthë Lorin. Ajo e largon, duke i thënë se nuk është rehat, me kamerat tek koka. Teksa vazhdojnë të puthen për minuta me radhë, ata shkëmbejnë biseda mes tyre, duke folur me zë të ulët. Lori kërkon të ikë tek krevati i saj, në dhomën e gjumit të katit të dytë. Por Visari nuk e lë të largohet. Ai e afron pas vetes, duke e puthur dhe përqafuar vazhdimisht. Visari i thotë se sonte dëshiron të rrijë me të dhe nëse ikën tek krevati i saj, ai do ta ndjekë nga pas.

“Do flemë gjumë bashkë?”, e pyet Visari, ndërsa Lori qesh. Ajo dëshiron të flejë me të, por i thotë se nga jashtë nuk shikohet, sikur ata flenë gjumë. Lori shfaq sërish hezitimin, sesi mund të shikohet marrëdhënia e tyre jashtë, prandaj refuzon të flejë me Visarin. Për një kohë të gjatë, Lori shpreh dëshirën të ikë, po përfundon duke u puthur me Visarin. Ajo i kërkon atij ta lërë, pasi do të flejë tek krevati i saj. Visari e lut sërish të flenë bashkë, por ajo i thotë: “Një herë tjetër”. Lori i kërkon Visarit mirëkuptim, duke thënë se me gjithë qejf do flinte, por nuk do të gjykohet keq jashtë. Më në fund, Lori ikën në krevatin e saj, duke i thënë Visarit: “Më pafsh në ëndërr”.

bb7 lori visari
 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit