Nga Albeniz e Bartok, te Poulenc, Fauré dhe Telemann, veprat e përzgjedhura sollën një dialog muzikor mes dy instrumenteve në mbrëmjen artistike në Lezhë, duke u pritur me duartrokitje nga publiku, ku spikatën edhe të rinjtë dhe nxënësit e kurseve artistike.
“Vendosëm që të silnim këtë koncert jo vetëm për jetën artistike, por edhe për të për t'i dhënë një frymëzim brezit të ri për të ndjekur këta instrumente kaq të bukur. Po shikoja pak më parë që të gjithë në sallë le të themi ishin të mbushur nga brezi i ri, nga fëmijët që ndjekin edhe kurset e artit dhe kjo gjë na na gëzon pa masë pasi ky ishte dhe qëllimi i koncertit, por jo vetëm sepse edhe për jetën artistike dhe për t'i dhënë qytetit një frymë sa më artistike.”, tha artistja Synjona Paplekaj.
Përtej interpretimit artistik, koncerti në Lezhë synoi të afrojë brezin e ri me muzikën klasike dhe t’i japë një frymë të re jetës kulturore të qytetit.
“Përveç anës së mësimdhënies, për ne është shumë e rëndësishme të tregojmë dhe anën tonë artistike. Jemi përpjekur që të përzgjedhim një repertor të ndryshëm nga muzika barok klasik po dhe kontemporan që të ketë një lloj larmie për publikun e priti mjaft mirë dhe jam e kënaqur që çdo ditë edhe më shumë Lezha po mësohet dhe me muzikën klasike.”, tha artistja Anxhela Hammad.
Mbrëmja artistike ishte dëshmi e asaj që muzika klasike po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në jetën artistike të Lezhës, duke sjellë për publikun emocione, kulturë dhe frymëzim për brezat e rinj.





Komente
Komento