Fatjoni, Tea dhe Kristi janë në oborr, ku po dëgjojnë gjithë kërshëri Tean, e cila po tregon për jetën e saj në Itali, punën dhe shoqërinë. Xhensila dhe Alba dalin në oborr për cigare dhe shohin, që Fatjoni është duke diskutuar me Tea, Alba ngacmuese kundrejt Xhensilën dhe komenton “sa paskan pas për të fol, se kanë shumë kohë aty duke folur”. Xhensila nuk reagon, vetëm fillon e kërcen me sytë drejt Fatjonit dhe Teas, që janë në oborr.
Xhensila duket që nuk është e qetë dhe ndërsa kërcen e thotë ndonjë fjalë, për ata të dy që janë duke diskutuar. Në oborr është ndalur muzika dhe Xhensila komenton gjithë ironi “që po flet Tea tani, ajo ka nevojë për qetësi, jo për muzikë, iku Fisniku ngeli Fatjoni tani”.
Marrë nga Big Brother Albania 8
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)