BB8, Eleonora dhe Marina nuk
zgjohen për mëngjesin e Stilianit 

BB8, Eleonora dhe Marina nuk<br />zgjohen për mëngjesin e Stilianit 
Eleonora dhe Marina vijojnë misionin e tyre të ngarkuar nga Vëllai i Madh për kujdesin ndaj Stilianit, I cili ndodhet në shtëpinë paralele.
 
 Eleonora dhe Marina duhet të përgatisin mëngjesin për Stilianin dhe t’ia çojnë atij në dhomën e jetës paralele, pa u vënë re nga pjesa tjetër e banorëve.

Ditët e kaluara këtë detyrë e ka kryer Eleonora, e cila është çuar përpara se të ndizeshin dritat dhe të zgjoheshin banorët e tjerë, ka gatuar dhe më pas ka shkuar te Stiliani.

Sot Eleonora nuk zgjohet, pavarësisht se kjo është një detyrë e përbashkët e saj dhe Marinës. Asnjëra prej tyre nuk zgjohet përpara banorëve të tjerë për t’i gatuar mëngjesin Stilianit për ditën e sotme.

Duket se shiu dhe nata e mbushur me debate, lojëra dhe shaka deri vonë në mëngjes, kanë bërë që banorët të flenë shumë gjatë ditët e fundit. Ata fillojnë të zgjohen pas mesdite duke e nisur ditën me vonesë.

bb8

Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv