BB8, Fatjoni përsëri zgjon me ujë Xhensilën

BB8, Fatjoni përsëri zgjon me ujë Xhensilën
Vijojnë dinamikat në shtëpinë e Big Brother 8. Fatjoni, mëngjesin e kaluar zgjoi duke e lagur me ujë, Xhensilën. Këtë veprim ai e përsërit edhe mëngjesin e sotëm. Në mbrëmje, kur Fatjoni doli nga dhoma e gjumit, për të fjetur në qetësi, në dhomën e ndenjies, Xhensila e paralajmëriu që të mos e lagte me ujë kur të zgjohej, por duket se ky paralajmërim nuk ka vlerë për Fatjonin.

Pasi zgjohet ai shkon në dhomën e gjumit dhe lag përsëri Xhensilën që është në gjumë. Të njëjtën gjë Fatjoni kërkon të bëjë edhe me Albën, por ajo zgjohet dhe i kërkon që të mos e bëjë më këtë sepse është shumë acaruese. Xhensila zgjohet, ndërsa Fatjoni qesh me të madhe.

Në dhomë ka edhe banorë të tjerë të cilët komentojnë sjelljen e Fatjonit dhe qeshin me lojën që ai i bën Xhensilës për të dytën herë radhasi. Banorët tashmë pothuajse janë zgjuar të gjithë dhe nisin nga bisedat e tyre të para, duke ngacmuar njëri-tjetrin.

bb8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'