BB8, flirt apo lojë mes 
Diedonit dhe Albës?

BB8, flirt apo lojë mes <br />Diedonit dhe Albës?
Alba, Zaida dhe Diedoni vazhdojnë të qëndrojnë në dhomën e gjumit. Alba rrëfen që e vlerëson shumë Diedonin. Diedoni i thotë Zaidës që Alba ka diçka që e pengon nga e kaluara dhe nuk e lejon që të vazhdojë jetën e saj në një raport. Alba e mohon që ka diçka nga e kaluara që e pengon, por gjithsesi nuk do që ta tregojë historinë e saj brenda shtëpisë.

Zaida i kërkon Diedoni që si burrë që është të nxjerri macen që ka brenda Alba. Alba qesh dhe iu thotë se nuk ka asgjë për të thënë. Zaida vazhdon të këmbëngulë që Alba duhet të flasë me Diedonin për të kaluarën dhe të vazhdojnë një rrugë bashkë, pasi ajo mendon se ai e do. Diedoni mbështet mendimin e Zaidës që Alba duhet të shprehet se çfarë e pengon, të eci përpara, por pa dashur të pranojë që e pëlqen Albën.

“Ajo më ka zgjedhur dhe ajo duhet të flas” shprehet ai. Pas largimit të Zaidës, Diedoni i shpreh Albës që ajo po e dëshpëron. Pas shumë tentativash që Alba bën për të marrë një përgjigje më troç se pse ajo e dëshpëron, Diedoni i thotë se për të nuk kishte shumë rëndësi nëse mes tij dhe Xhensilës do të kishte diçka dhe për këtë arsye, nuk ka pse të dijë dëshpërimin e tij. Alba thotë: “edhe nëse do të kishte rëndësi për mua, nuk do të ta jepja kënaqësinë që ti ta dish”.

Diedoni I thotë Albës “ e kisha kuptuar se më vlerësoje më shumë se të tjerët, por nuk mendoja që për ty nuk kam rëndësi” dhe Alba ia kthen “për mua ke rëndësi dhe nuk të konsiderojë pjesë të lojës”. Alba i kërkon atij që të mos e provokojë më jo vetëm me fjalë, por as me shikim.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'