BB8, Xhensila tërbon meshkujt e
shtëpisë, provokon edhe Kristin

BB8, Xhensila tërbon meshkujt e<br />shtëpisë, provokon edhe Kristin
Bukuroshja e “BB8” e cila u vu në qendër të mediave për shkak të lidhjes që ka krijuar brenda shtëpisë, nuk ndalet vetem tek Fatjoni, tashmë ka provokuar edhe Kristin. Xhensila shkon tek krevati i Kristit, ai i tregon Eleonorës që ka parë në ëndërr Xhensilën, sikur ishte e dashura e babait të Kristit.

Xhensila, sapo dëgjon rrëfimin e Kristit për ëndrrën që ka parë, qesh së bashku me Eleonorën dhe Veselin. Kristi pyet Eleonorën sesi mund ta shpjegoj ajo këtë ëndërr të tij. Xhensila, reagon dhe i thotë Kristit nga që “më do për vete ndaj më sheh në ëndërr, Xhensila nuk ndalet, provokon Krisitin duke i thënë “nëse ke ndonjë gjë ma thuaj mos e mbaj për vete”.

Kristi i thotë Xhensilës “Të dua”, dhe e shtrin në krevat, duke e puthur në qaf. Por, Kristi vazhdon duke i thënë Xhensilës “si më tradhtove me babain në ëndërr” dhe vazhdon duke e përqafuar herë pas here Xhensilën. Xhensila, nga ana tjetër i tregon Kristit “që mos ndoshta duhet ta marrë seriozisht”. Xhensila i kërkon Kristit të bëj një deklaratë për të tek pishina, që mund ta dëgjojnë të gjithë dhe ajo atëherë vërtetë do ta besoj Kristin.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com, versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin