33-vjeçari në 1/8 të Botërorit mposhti kundërshtarin nga Armenia Harutyunyan me rezultatin 14–4, ndërsa më pas në çerekfinale u përball me japonezin Hasegawa. Edhe në këtë tur, kampioni i botës në vitin 2022, e pati të lehtë duke fituar me rezultatin 8-1.

Në gjysmëfinale Abakarov u përball me numrin 1 në botë në peshën 61 kilogramë. Për pasojë sfida rezultoi shumë e fortë për shqiptarin e natyralizuar i cili u mposht me rezultatin 3-0 nga Uguev. Disfata i hoqi mundësinë Abakarov të luftonte për medaljen e artë dhe si pasojë të shtunën e 31 tetorit do të duelojë për vendin e tretë. Në rast fitoreje Abakarov do të merrte medaljen e brozntë.