BB8, Xhensila xheloze për
Fatjonin, banorët e ngushëllojnë

BB8, Xhensila xheloze për<br />Fatjonin, banorët e ngushëllojnë
Banorët janë kudo nëpër shtëpi. Një pjesë e tyre janë në kuzhinë duke ngrënë darkë dhe një pjesë në dhomën e gjumit duke u bërë gati për të fjetur pasi Vëllai i Madh ka fikur dritat. Xhensila është në oborrin e shtëpisë e vetmuar. Banorët janë të shqetësuar për të.

Ajo kalon disa orë e shoqëruar vetëm nga cigarja. Xhensila është xheloze për Milenën, ajo shkon në dhomën e gjumit dhe vendos që të flejë. Tea i shkon pranë dhe mundohet ta qetësojë por më kot. “Ai shkon më preket dhe këndon me dashuri me Milenën” i thotë Xhensila. Tea i kërkon që të qetësohet dhe të jetë ajo që ti qetësojë ujërat.

Fisniku është banor i radhës që e pyet se përse ajo është e mërzitur. Xhensila i rrëfen dhe atij se nuk është mirë në marrëdhënie me Fatjonin. Ai i kërkon dhe këshillon që të flasin. Pas kësaj këshille Fisniku largohet duke i thënë se do të shkojnë të flasë dhe me Fatjonin.

Eleonora nga ana tjetër flet me Veseli për marrëdhënien e çiftit Fatjoni-Xhensila.”Unë e vlerësoja shumë Xhensilën. Më dukej vajzë që kishe se çfarë të flisje. Lidhja e saj me Fatjonin e ndryshoi shumë. Unë vazhdoj që ta vlerësoj”,-shpreh ajo.

Alba flet me Milenën për xhelozinë e Xhensilës. Ajo i kërkon Milenës që të jetë më e rezervuar në lidhje më Fatjonin. Milena irritohet dhe e pyet Albën se çfarë ka parë gabim tek ajo. “ Erdhi Fatjoni tek unë. Xhensila duhet që të më flas mua siç bëra unë dje me të. Ajo nuk më lejon që të kem raport me të,” thotë Milena. Alba vazhdon ti thotë se Milena duhet të flas me Xhensilën dhe ta qetësojë. “Unë e di si je ti dhe që nuk bën asgjë me tendencë por ajo nuk të njeh dhe duhet të flasësh me të” i thotë Alba.  

bb8 

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi