BBC: A ishin zgjedhjet në Turqi të lira e demokratike?
Recep Tayyip Erdogan ka fituar rreth 53 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, duke lënë shumë mbrapa të gjithë kundërshtarët e tij në zgjedhje.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan ka fituar rreth 53 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, duke lënë shumë mbrapa të gjithë kundërshtarët e tij në zgjedhje. Por, a ishin zgjedhjet të lira e demokratike ashtu siç tha vetë Erdogan, në fjalimin e tij pas mbylljes së vendvotimeve.
BBC shkruan se siguria në vendvotime ishte shumë e madhe. Para zgjedhjeve kishte shqetësime rreth intimidimit që mund t’u bëhet votuesve dhe mashtrimit në zgjedhje. Komisioni Zgjedhor i Turqisë ka deklaruar se do të hetojë të gjitha parregullsitë në provincën Urfa, që ndodhet në pjesën jugore në kufi me Sirinë. Dalja në zgjedhje ishte shumë e madhe – rreth 87 për qind, siç raporton televizioni shtetëror.
Kundërshtari i Erdogan, Muharrem Ince, ka thënë se do ta kalojë natën tek zyrat qendrore të Komisionit Zgjedhor në Ankara për t’u siguruar se numërimi do të jetë i rregullt. Ai ka postuar edhe një status në Twitter duke u kërkuar komisionerëve që të mos u ndahen për asnjë minutë kutive të votimit.
Aktivistë të të drejtave të njeriut kanë thënë se mediat nuk janë komplet të lira në Turqi, prandaj nuk mund të raportojnë në të gjithë Turqinë, shkruan BBC. Sipas grupeve monitoruese, Turqia nën Erdoganin është shndërruar në burgun më të madh për gazetarët.
Erdogan gjithashtu është shprehur për rivalët e tyre dhe ankesat që ata kanë, “Shpresoj se askush nuk do të provojë t’i qesë hije të keqe rezultateve dhe ta lëndojë demokracinë tonë vetëm e vetëm që të fshehë dështimin e vet”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri
25 Dhjetor 2024, 15:50
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor 2024, 19:56
-
Ish-gjenerali i shërbimeve sekrete ruse: Siria ishte një barrë e panevojshme, por Erdogan e poshtëroi Putinin
10 Dhjetor 2024, 20:09
-
Siria/ Efekti domino: Nga Damasku në Kiev, balancat e reja botërore
9 Dhjetor 2024, 07:52
-
Presidenti Erdogan: Fundi i Perëndimit do të vijë, u ngrit mbi masakra, gjenocid dhe shfrytëzim
6 Dhjetor 2024, 20:37
-
Erdogan: Shpresoj që Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën
8 Nëntor 2024, 13:37
-
Në kërkim ndërkombëtar, dërgohet për gjykim 40-vjeçari! Bëri thirrje në rrjetet sociale për heqjen e pllakatit të Erdogan në Laç: S’mund të vendosen simbole të një vendi që na ka pushtuar
25 Tetor 2024, 09:09
-
Erdogan zotohet për shfarosje të lëvizjes FETO dhe përndjekje të mbështetësve të Gulenit
22 Tetor 2024, 20:07
-
Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur, theksuam vendosmërinë për të luftuar FETO-n
12 Tetor 2024, 22:43
-
Erdogan vizitë dyditore në Beograd, takim me Vuçiçin! Presidenti serb: Turqia, investitor i rëndësishëm në Serbi
11 Tetor 2024, 12:49
-
Turqia i dhuron ushtrisë dronë kamikazë, Rama: S'godasim askënd por me ta jemi të pagoditshëm! Erdogan në Tiranë: Të vijojmë luftën kundër FETO, rrisim vëllimin tregtar në 2 mld $
10 Tetor 2024, 13:52
-
Erdogan në Tiranë/ Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-turke në ditët më mira, e para për investimet e huaja në janar-qershor, e dyta për tregtinë
10 Tetor 2024, 11:07