Viktimat e pedofilit Jimmy Savile do të kompensohen të paktën 1 500 paund personi. Ka qenë ky vendimi i BBC në lidhje me akuzat që iu hodhën pak kohë më parë njërit prej ish-prezantuesve më të njohur e të dashur në Angli.
Jimmy Savile, i cili ka drejtuar emisione të suksesshme si “Top of the Pops” dhe Jim'll Fix It, ka abuzuar me të paktën 450 fëmijë.

Kompensimi më i madh do të shkojë për at që janë përdhunuar në ambientet e BBC-së.

Por viktimat e pedofilit Jimmy Savile i kanë përshkruar këto kompensime si ofendime të mëtejshme duke marrë parasysh se paga mujore e drejtorit të BBC, Lord Hall, është pikërisht 1 500 paund, aq sa kompensimi minimal.
Avokatët e viktimave dhe të Savile, shpresojnë të arrijnë në një marrëveshje brenda këtij muaji.

Sipas policisë, Savile ka abuzuar me të paktën 1 300 fëmijë përgjatë 54 viteve.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)