BBC: Fadil Vokri, burimi i forcës dhe entuziamit të ekipit kombëtar të futbollit të Kosovës

BBC: Fadil Vokri, burimi i forcës dhe entuziamit të ekipit kombëtar të futbollit të Kosovës

Patrick Jennings, gazetar i BBC Sport, ka ‘ndërtuar’ nga Prishtina një reportazh, prej të cilit kërkon burimin e forcës dhe entuziamit që po e ngre ekipin kombëtar të futbollit të Kosovës, disa shkallë në renditjen e përgjithshme të Uefa-s. Për Patrik Jennings, përgjigja është vetëm një: Legjenda Fadil Vokri

"Gjatë gjithë ditës, fjala “mrekulli” dëgjohej pa pushim.  Ndoshta ata mijëra njerëz që derdheshin rrugëvetë Prishtinës, sapo kishin parë një tjetër. Ishte shtatori 2016 kur Kosova luajti ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare të futbollit. 

Ndërsa të shtunën, ata patën rezultatin e tyre më të rëndësishëm akoma, një fitore 2 – 1 në shtëpinë e tyre ndaj Çekisë. Është vrapimi më i gjatë në Evropë. Kosova tashmë ka një shans shumë të mirë për të arritur në Euro 2020. Dhe kualifikimi i tyre i radhës i pret të martën në 19:45. Ata po i gëzohen perspektivës.

Ky vend me rreth 1.8 milionë banorë bëri fushatë tetë vjet rresht që të pranohej si anëtare e FIFA dhe UEFA-s në 106-ës. Procesi filloi menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë nga Serbia në shkurt të 2008. Disa vende, përfshirë Serbinë, ende nuk ia kanë njohur ekzistencën.

Që  një kombi i ri dhe i trazuar në zemër të Ballkanit duhet të shkëlqente në etapat më të mëdha të futbollit nuk ishte ëndërr e një njeriu të vetëm. Por aty është një figurë që nderohet mbi gjithë të tjerët dhe historia e tij ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi kaq special.

Ai ishte thelbësor në fushën e Kosovës për njohjen si një komb me futboll dhe është një hero në vendin e tij. pas vdekjes së tij vitin e kaluar në moshën 57 vjeç,stadiumit kombëtar iu vu emri i tij në shenjë nderimi: Stadiumi Fadil Vokrri.

Ai shumë njerëz këtu, jeta e Vokrrit u shenjua nga lufta që ende ziente në këtë rajon deri 20 vjet më parë. Nga cikli i hidhur i hakmarrjes dhe përplasjes dhe tensionet midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve që ekzistonë dhe sot.

E megjithatë Vokrri ishte një nga shumë të rrallët, ndoshta i vetmi, që qe në gjendje të komunikonte në mes të përçarjeve të thella që kushtuan aq shumë jetë njerëzore. Futbolli ishte gjuha e tij.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar