BBC: Konfuzioni europian për hapjen e negociatave ushqen zhgënjimin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Prestigjozja BBC i ka kushtuar një shkrim mos hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

BBC shkruan se konfuzioni i BE-së ka dërguar një mesazh të zymtë në të gjithë Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, e për më tepër për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.

BBC thotë se ‘Vetoja franceze ishte si një tallje për Maqedoninë e Veriut pas sakrificave të shumta për ndryshimin e emrit’.

Për 27 vjet, Greqia kishte refuzuar emrin Maqedoni për shkak të rajonit të saj me të njëjtin emër. Mosmarrëveshja përfundoi vetëm në janar pas një marrëveshje të arritur me vështirësi dhe një seri votash të vështira në Parlamentet e të dyja vendeve.

Në veçanti, për të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas, refuzimi vjen si një goditje, duke lënë pas aspiratat europiane të një brezi të ri.

Qeveria në Maqedoninë e Veriut tashmë e ka paguar çmimin. Ajo nuk do mund të përmbushë mandatin e saj pesëvjeçar, por do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në Shqipëri dhe Maqedoni askush nuk pretendonte se dy vendet do të bëheshin menjëherë anëtar të Unionit por të gjithë ishin të përgatitur për çeljen e negociatave.

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zaev, përballë një opozite të kënaqur nga moshapja e negociatave, po përballet me një sfidë të re, të bind votuesit që kursi i vetëm i vendit është BE

"Shkatërruese për rininë ballkanike"

Vetoja e Macron mund të bëj që të rinjtë në veçanti, të besojnë se e ardhmja e tyre është diku tjetër dhe jo në atdheun e tyre.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e quajti veton franceze "një gabim historik", duke paralajmëruar se do të dëmtonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Sipas BBC, për Rusinë ky është një oportunitet i madh. Ekziston frika se disa vende, pa u shqetësuar shumë për implikimet, mund të shohin si zgjidhje, nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të mbizotëruar nga Rusia (EAEU).

Rusia po sheh mundësinë të ftojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t'u bashkuar me këtë bashkim tregtarë (EAEU) - një sugjerim i hedhur menjëherë poshtë nga Zaev.

Sipas BBC, për sa kohë që Emmanuel Macron është presidenti i Francës, është e vështirë të thuhet se kur do të fillojë hapja e negociatave me vendet e Ballkanit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?