BBC, Reuters: Pakënaqësi ndaj
qeverisë Berisha

BBC, Reuters: Pakënaqësi ndaj<br />qeverisë Berisha
TIRANE - Tani që zgjedhjet po afrohen, mediat kryesore në botë kanë nisur që të raportojnë për to, duke kërkuar madje akreditim pranë KQZ. Gjigandi britanik, BBC, ka sjellë dje për lexuesit e saj një rubrikë me pyetje-përgjigje në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

“Edhe këtë herë fushata ka qenë e hidhur. Ka një mosmarrëveshje në lidhje me përfaqësimin e opozitës në KQZ, pikëpyetje në lidhje me besueshmërinë e listave të zgjedhësve si dhe akuza për blerjen e votave dhe presion të qeverisë mbi punonjësit e sektorit publik”, shkruan BBC.

Sipas rrjetit britanik, programet e dy partive janë të ngjashme. Ato mbështesin integrimin në BE dhe premtojnë zhvillim ekonomik, reformë në taksa dhe krijim vendesh pune. Në lidhje me pyetjen se a do të jenë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, BBC thotë se çështja kryesore qëndron tek KQZ-së, që po operon pa opozitën.

Po ashtu theksohet se opozita ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e listës së votuesve. Socialistët thonë se ka mbi 25 mijë dublikata dhe 352 mijë votues nuk kanë një adresë të saktë. Pyetjes se çfarë thonë sondazhet, BBC përgjigjet duke theksuar se një sondazh i bërë në maj, me 1600 të pyetur, e vendos koalicionin e PS-së në avantazh me 49 përqind në krahasim me koalicionin e PD-së me 40 përqind.

“Sondazhi tregon edhe 60 përqind mosaprovim për qeverinë e Berishës, 17 përqind thonë se janë deri diku të kënaqur me të dhe vetëm 7 përqind janë të kënaqur”. BBC thekson se ka edhe një apati të gjerë pasi një sondazh tjetër në maj tregon se 49.5% e votuesve kanë pak interes për fushatën zgjedhore dhe 17.9% thonë se nuk janë të interesuar fare.

Ndërsa një diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimati për agjencinë e njohur Reuters, thotë se ata janë të shqetësuar për shtrëngimin që po u bëhet votuesve në Shqipëri. Diplomati i huaj tha se zgjedhjet në Shqipëri janë si një film i regjisorit Quentin Tarantino ku një grusht njerëzish i drejtojnë armët njëri- tjetrit.

“Edhe në qoftë se gjysma e atyre që po dëgjojmë është e vërtetë kjo për mua tregon një fushatë të gjerë për t’i detyruar njerëzit që të votojnë në një mënyrë të caktuar. Kjo është natyrisht shqetësuese” tha diplomati i huaj. Në raportin e Reuters thuhet se në rast se humbet të dielën, ky do ishte fundi i karrierës së kardiologut Berisha.

Ajo shkruan se qeveria e re do përballet me vështirësi ekonomike ndërsa thekson se mund të duhen muaj derisa të formohet qeveria e re. “Procesi i numërimit është padyshim në mëshirën e dy palëve. Askush nuk duhet të pretendojë se sistemi shqiptar garanton një votim të lirë dhe të ndershëm. Ky është një sistem me shumë të meta”, tha doplomati perëndimor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06. 2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë