MAQEDONI- Zv. Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi bëri të ditur në një intervistë për televizionin A1 Report se partia Bashkimi Demokratik për Integrim ku ai bën pjesë nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen në 13 prill.

“Përderisa partitë e tjera dhe partia më e madhe maqedonase e cila ka legjitimitein e VMRO DPMNE-së hezitonte të hyjë në dialog për arsye të cilat i dinë drejtuesit e kësaj partie dhe kjo është legjitime që të kenë të dejtën e mendimit të vet origjinal politik, por që coj të vazhdoj deri në modelin e vjetër që të gjiha partitë politike të kandidojnë dhe garojnë me kandidatin e tyre. Në këtë moment BDI është e bindur në modelin e vet dhe duke qënë shumë më racionale, që të mos i mbajë në lojë votuesit me fushatë presidenciale, andaj nuk garon në zgjedhjet presidenciale. 

Do të jemi konsekuent në modelin tonë dhe  do të shpjegojmë para elektoratit sepse e kemi për detyrë, që të prezantojmë se cilat janë benifitet e mia që sjell modeli koncesual dhe pse i duhet maqedonisë pikërisht ky model. Për shkak se gjer më tani për fat të keq presidentit të shtetit i ka munguar legjimiteti i plotë, përkatësisht presidenti i shtetit nuk ka qënë i pranuar ose nuk shihet nga shumica shqiptare edhe si president i tyre. Idea jonë ka qënë shumë pozitive dhe kurrsesi s’ka të bëjë me një ide e cila ka për synim kijimin e një loje, e cila mund të rezultojë me përplase apo fërkime politike ose të paraqes një paralojë që të vihet deri tek shpërbërja e parlamentit që të inicoj dhe zgjedhjet e parakoshme” - është shprehur Musa Xhaferi enkas per A1 Report.
 
 
Ky qëndrim i zyrtarëve të BDI është cilësuar si anti-kushtetues nga partia VMRO DPMNE. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se kjo deklaratë, e cila hipotetikisht konteston legjitimitetin e funksionarëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në zgjedhjet për president të vendit, nuk ka asgjë të përbashkët me sjelljet demokratike. Sipas saj, zgjedhjet janë momenti kur qytetarët vendosin se cilës palë ti japin mbështetjen.

“Komenti i vetëm i një deklarate të tillë, ku hipotetikisht kontestohet legjitimiteti i funksionarëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në zgjedhje të drejtpërdrejta, është se kjo deklaratë nuk ka asgjë të përbashkët me kapacitete demokratike dhe sjellje demokratike. Zgjedhjet janë momenti kur qytetarët vendosin se cilës palë do t’i japin  mbështetjen. Secili që dëshiron të imponojë ose të bëjë politikë, mënyra e vetme është pjesëmarrja në zgjedhje”, tha Gordana Jankullovska, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së njëhërit dhe minister e punëve të brendshme e Maqedonisë.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)