BE do të ndihmojë me 5.7 mln euro Shqipërinë, për regjistrimin dixhital të pronave. Me një postim në Twitter, Ambasadori i BE, Luigi Soreca shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës dhe programi i iniciuar prej tyre, "BE for Property Rights" do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.

Sipas Sorecës, regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.

"Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi "BE for Property Rights" do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë", shkruan Soreca.

5.7 milion € do do të investohen për përmirësimin e cilësisë së të dhënave.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbështetur këtë nismë të BE, teksa thotë se zgjidhja e të drejtave të pronësisë në vendin tonë është e domosdoshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
BE 5.7 mln euro për regjistrimin dixhital të pronave, reagon Yuri Kim: Zgjidhja e të drejtave të pronësisë, do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh

1581322725_youri.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas ndihmës prej 5.7 mln euro të BE për regjistrimin dixhital të pronave në Shqipëri. Me një postim në Twitter, Kim mbështet nismën e BE, teksa thotë se zgjidhja e drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.

"Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme", shkruan Yuri Kim.