Një landfill i ri do të ndërtohet në Kukës gjatë vitit 2021 që pritet t'i japë zgjidhje problemit të mbetjeve për tre bashkitë; Kukës, Has dhe Tropojë. Në fshatin Përbreg do të vendoset impianti i trajtimit të mbetjeve, ku do të bëhet seleksionimi i materialeve të riciklueshme si: letër-karton, plastik, metal dhe xham. Projekti financohet nga BE me vlerë 6.3 milionë euro.
"Zona e caktuar e ndërtimit të menaxhimit të mbetjeve vlerësohet me 6.6 hektarë, nga ku 4 hektarë vend për depozitimin e mbetjeve dhe pjesa tjetër për projekte të tjera. Duke filluar nga 2021 dhe gjatë periudhës së planifikuar deri në 2033, rreth 30 mijë ton material të ricikluara do ndahen dhe do kalojnë për riciklim duke shmangur kështu depozitimin fundor të tyre. Ky projekt përveçse do të jetë në një projekt i menaxhimit të mbetjeve, do të nxis edhe vende të reja pune", tha Safet Gjici, kryetari i Bashkisë Kukës.
Kjo zonë e menaxhimit do grumbullojë rreth 6500 ton në vit deri në 12-mijë ton mbetje në vit. Duke filluar nga 2021 dhe gjatë periudhës së planifikuar deri në 2033, rreth 30 mijë ton material të ricikluara do ndahen dhe do kalojnë për rickilim duke shmangur kështu depozitimin fundor të tyre. Në 2033 sasia e mbetjeve të depozituara në land-field do reduktohet me 50%.