/ATSH/.- Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, me rastin e ndarjes së 8.5 milionë euro grante për katër komunat e veriut, organizon nesër një ceremoni ku do të marrin pjesë të gjithë përfituesit e grantit, përfshirë këtu kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.
Kjo ngjarje shënon arritjen e parë në shpërndarjen e zarfit me 38.5 milionë euro, që është financuar nga BE-ja në mbështetje të rigjenerimit ekonomik dhe krijimit të infrastrukturës dhe kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në Mitrovicën e Veriut.
Ceremonia e shpërblimeve në kuadër të skemës së granteve, të financuar nga BE për Veriun, zhvillohet nesër paradite në Mitrovicën e Veriut.
/Shqiptarja.com