BE: Akciza e cigareve në Shqipëri do të rritet 11 % deri më 2021

BE: Akciza e cigareve në Shqipëri do të rritet 11 % deri më 2021

Foto ilustruese

Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 % deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE. Sipas raportimit që qeveria shqiptare ka bërë në Komisionin Europian niveli i akcizës për 1000 cigare është 44 euro që nga 1 janari 2018, por deri me 2021 taksimi me akcizë do të shkojë 48,9 euro për 1000 cigare, me një rritje 11 % nga niveli aktual.
Që nga viti 2016 Shqipëria ka taksuar me akcizë 18 euro për kilogram duhanin e prodhuar në vend në përpjekje për të redaktuar informalitetin në prodhimin vendas të këtij produkti.
Në kuadër të integrimit në BE në aspektin fiskal Shqipëria duhet të rrisë bashkëpunimin administrativ. Në këtë drejtim duhet të nënshkruhen marrëveshjet e taksimit të dyfishtë me Danimarkën, Qipron, Lituaninë, Portugalinë, Sllovakinë dhe Finlandën.
Sa i përket kapacitetit operacional dhe kompjuterizimit, administrata tatimore ka 1569 punonjës, 22 prej të cilëve u shkarkuan për shkak të masave disiplinore vitin e kaluar.
Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ende nuk ka kapacitetin teknik për të realizuar shkëmbimin efikas të informacionit me standardet BE-së. Sistemi elektronik i administrimit të taksave ka funksionuar që nga janari i vitit 2015 si një rrjet me një platformë qendrore që vepron në të gjithë administratën tatimore, por strategjia aktuale e departamentit të iT-së nuk ofron hapa dhe afate kohore për të arritur ndërlidhjen dhe ndërveprimin me sistemet e BE-së.
Komisioni Europian vëren se performanca e të ardhurave në vitin 2017 ishte 7.8% mbi nivelet 2016, por pak më poshtë objektivit (-1.7%), kryesisht për shkak të mungesës të së arkëtimeve në tatimin mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat nga taksat vendore.
Komisioni Europian i kërkon qeverisë shqiptare që këtë vit të bëjë funksionale kadastrën fiskale bashkitë pilot (Tiranë, Korçë, Fier, Durrës) dhe të zbatojë ligjin e rishikuar të tatimit mbi pronën.
Gjithashtu Komisioni rekomandoi që të mos krijohen vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe të mos krijohen borxhe në këtë proces. Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UPSSSSSSSSSSS: 24/04/2018 13:36

    Bravo reklame CIGARE duhani demton rende shendetin . DERI KETU ARRITI ME FORCAT E VETA QEVERIA PAS NGJARJEVE NE RRUGEN E KOMBIT DHE I THA " BEs" ME NDIHMO TI ME DEKLARATA T'JU LAJME BORXHET SE UNE S'KAM ME MUNDESI T'I MASHTROJ QYTETARET E MI. mire aty EC BRETKOCE EC E MOS NDALO.

    Përgjigju
  • oboboboboooooooooo: 24/04/2018 13:32

    Vetem tek ne ndodhin cudira dhe rekomandime drastike po si nuk tha njeri per minimumin jetik si ti ndihmojne VETEM GRABIT tani do rriten cmimet artificialisht si gjithmone po kaq shume borxhe kane marre keta bij K**VASH per qejfet e tyre dhe bejne premtime qe t'i laje populli.

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 24/04/2018 13:26

    Hahahahaaaaaaaa po futeshim ne BE per tu rregulluar por po ndodh e kunderta po i japim leksione per vjedhje qe ndoshta s'i dinin po shkaterojme dhe ate ( BE )hahahahaaaaaaaaaaaaaaa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë