IRAN - Bashkimi Evropian miraton sanksione të reja ndaj Iranit në shenjë presioni ndaj zhvillimit të programit nuklear. Të hënën ministrat e BE-së miratuan masa të reja sa i takon sektorit bankar dhe industrisë së Teheranit.
Agjencia Reuters i konsideron masat si më të ashprat e deritanishme çka justifikohet me rritjen e shqetësimit për dështimin e përpjekjeve diplomatike. Irani insiston se programet e tij kanë vetëm qëllime paqësore ndërsa në tre raunde bisedimesh ka refuzuar të tërhiqet për aq kohë sa sanksionet të jenë në fuqi.
Qeveritë e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar të heqin sanksionet por në fakt kanë përforcuar masat ndaj Teheranit. Duke sqaruar se diplomacia mbetet ende një opsion, Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle tha se Irani nuk ka buxhetin e mjaftueshëm për shumë çështje ndaj presioni duhet të shtohet.
Refuzimi i deritanishëm i Iranit për heqjen dorë nga programi nuklear ka rritur tensionin në Izrael, vendi që e sheh vetëm më të kërcënuar.
(d.m/s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com