BRUKSEL, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian shpreson të arrijë gjatë mbledhjes së 18 dhe 19 dhjetorit në Bruksel një mbështetje më të fortë të shteteve anëtare në planin e investimit të propozuar nga Jean Claude Juncker.
"Ekzekutivi evropian shpreson që krerët e shteteve dhe qeverive të japin javën që vjen një mbështetje politike të fortë dhe të qartë për planin e investimit, që pritet të sjllë rritjen ekonomike dhe të krijojë punësim", njoftoi Margaritis Schinas, një nga zëdhënësit e Komisionit.
Plani tre vjeçar që synon të mobilizojë 315 miliardë euro do të mbështete pjesërisht në buxhetin evropian dhe në atë të Bankës Evropiane për Investim (BEI) që do të sjellin 21 miliardë euro garanci, për të tërhequr më pas investitorët privatë.
Për të inkurajuar shtetet anëtare të mbështesin fondin e ri, Komisioni Evropian propozon që shumat e derdhura të mos llogariten në përllogaritjen e deficitit.
Synimi i kësaj mbledhje evropiane do të jetë që të gjendet një formulë për të ofruar ganranci, në një formë apo tjetrën, për vendet që angazhohen në fondin e investimit, ndonëse Komisioni insiston mbi faktin se nuk do të ketë një kuotë projektesh për shtet.
Të martën, Komisioni publikoi një listë me 2 000 projekte që përkojnë me një vlerë prej 1 300 miliardë euro dhe që mund të financohen nga plani i investimit.
Seleksionimi do të bëhet nga një komitet ekspertësh të pavaruar, të ngarkuar që të vlerësojnë dimensionin evropian të projekteve, qëndrueshmërinë ekonomike dhe nëse mund të aplikohen menjëherë./
/G.S/