BE – Brukseli miraton një ndihmë prej 1,4 miliardë euro për Afganistanin

BRUKSEL, 11 tetor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian njoftoi sot se do të japë një ndihmë prej 1,4 miliardë euro gjatë periudhës 2014-2020 për zhvillimin e Afganistanit.
Ky fond do të prekë kryesisht sektorët jetësor për rritjen ekonomike dhe stabilitetin social të afganistanit, si bujqësia dhe zhvillimi rural, shëndetësinë dhe përforcimin e institucioneve demokratike, shpjgon Komisioni.
Ky program zhvillimi u nënshkrua dje në përfundim të një mbledhje vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington, mes komisionerit evropian të ngarkuar me Çështjet e Zhvillimit, Andris Piebalgs dhe Hazrat Omar Zakhilwal, këshilltar për ekonominë kombëtare pranë presidnetit afgan, Ashraf Ghani.
Ndihma do të ndahet në financime të sektorëve të ndryshme, ku 337 milionë euro do të shkojnë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, 274 milionë euro për sektorin e shëndetësisë, 319 milionë euro për profesionalizimin e policisë dhe përforcimin e shtetit të së drejtës, 163 milionë euro për demokratizimin e vendit nëpërmjet përforcimit të kontrollit të veprimit qeveritar nga Parlamenti, media dhe shoqëria civile.
Kjo ndihmë vjen në kuadrin e një shume prej 19,6 miliardë euro ndihmë evropiane për periudhën 2014-2020. BE-ja është duke përcaktuar si për Afganistatin dhe vende të tjera të Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës programe bashkëpunimi./
/G.S/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës