Në sallën COD të Kryeministrisë u organizua ceremonia e shpalljes së fituesve të skemës së bursave për nëpunësit e rinj civilë. Në kuadër të këtij programi, përmes një procesi shumë rigoroz përzgjedhje, 15 anëtarë të administratës civile do të trajnohen në Francë për një periudhë 4-mujore dhe do të rikthehen në Shqipëri për të dhënë përvojën e marrë.

Administrata Publike, profesionalizmi dhe disponibiliteti i saj është një nga hallkat kyçe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. 

Në rastin e Shqipërisë, ky aspekt përbën, njëherazi, edhe një parakusht të rëndësishëm për proceset integruese të vendit. Në këtë kuadër është hartuar edhe “Strategjia Ndërsektoriale e Reformës ne Administratën Publike “2015-2020”, nje dokument strategjik I cili është përgatitur përmes angazhimit dhe kontributit të institucioneve të ndryshme publike si dhe institucioneve ndërkombëtare. 

Bashkimi Europian ka asistuar në këtë projekt në qendër të të cilit merr përparësi edhe trajnimi i anëtarëve të administratës publike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com