Lufta/ Ukraina: Pas samitit në Zvicër do t’i paraqesim Rusisë planin për paqe! Meloni: Propozimi i Putinit është propagandë

Lufta/ Ukraina: Pas samitit në Zvicër do t’i paraqesim Rusisë planin për paqe! Meloni: Propozimi i Putinit është propagandë

Andriy Yermak

Pasi të përgatitet një "plan" për paqen në Ukrainë me kontributin e komunitetit ndërkombëtar, Ukraina do të përpiqet t'ia paraqesë atë Rusisë në një "samit të dytë, në nivel liderësh".

Kjo ishte deklarata e Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në margjinat të samitit të paqes në Ukrainë në Buergenstock, të Zvicrës, në komunën e Stansstad (Kantoni Nidwalden).

“Propozimi i paqes” i Putinit është propagandë, nëse Putini do paqe, tërhiqni trupat. Kjo ka qenë deklarata e kryeministres italiane Georgia Meloni në Samitin e Paqes për Ukrainën, të mbajtur në Zvicër, ditrën e sotme.

Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së nuk arritën të bien dakord për sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të qëndrimit të Gjermanisë, raporton gazeta amerikane Politico.

“Berlini është i shqetësuar për zgjerimin e një mase që do t'i detyronte kompanitë e BE-së të sigurojnë që klientët e tyre nuk mund t'i shesin mallrat e sanksionuara në Moskë,” shkruan gazeta, duke shpjeguar se “Gjermania ka frikë se bizneset e saj të vogla do të vuajnë nëse masa do të shtrihet në produkte për përdorim civil si kimikate ose pajisje për përpunimin e metaleve."

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:48
Ministria e Jashtme ruse: Idetë e Putinit duhet të diskutohen për të shpëtuar botën

Foto:Maria Zakharova

Pjesëmarrësit në konferencën e Ukrainës në Zvicër duhet të diskutojnë propozimet e paqes të presidentit rus Vladimir Putin nëse duan të "shpëtojnë botën".

 Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve TASS përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

"Nëse konferenca në Zvicër synon të shpëtojë botën, atëherë diskutoni propozimin e Vladimir Putin. Presidenti rus ka thënë gjithçka dhe ka treguar rrugën e vërtetë drejt paqes. Vetëm ata që nuk duan paqen nuk mund të shohin, nuk mund të kuptojnë".

Zyra e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky tashmë e ka hedhur poshtë nismën e presidentit rus.

Ora 16:19
Lufta në Ukrainë/ Meloni: Propozimi i Putinit është propagandë

1718461370_rhrtrhrthtrth.JPG

 
Georgia Meloni

“Propozimi i paqes” i Putinit është propagandë, nëse Putini do paqe, tërhiqni trupat. Kjo ka qenë deklarata e kryeministres italiane Georgia Meloni në Samitin e Paqes për Ukrainën, të mbajtur në Zvicër, ditrën e sotme.

Ora 15:43
Shefi i kabinetit të presidentit Zelenskyt: Pas samitit në Zvicër do t’i paraqesim Rusisë planin për paqe

1718459103_dsafsafdsafdsaf.JPG

Andriy Yermak

Pasi të përgatitet një "plan" për paqen në Ukrainë me kontributin e komunitetit ndërkombëtar, Ukraina do të përpiqet t'ia paraqesë atë Rusisë në një "samit të dytë, në nivel liderësh".

Kjo ishte deklarata e Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në margjinat të samitit të paqes në Ukrainë në Buergenstock, të Zvicrës, në komunën e Stansstad (Kantoni Nidëalden).

"Asnjë kompromis për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial, ne jemi shumë të qartë në lidhje me filozofinë për të arritur paqen. Sot dhe nesër do të diskutojmë parimet e planit të përbashkët të ardhshëm, në të cilin do të donim të bazohej  formula e paqes e paraqitur nga presidenti Zelensky, por ne jemi shumë të hapur ndaj të gjitha opinioneve të të gjitha vendeve përgjegjëse. Kur plani të jetë gati, ne do të kërkojmë për t'ia paraqitur atë përfaqësuesve të Rusisë dhe mund të ndodhë në një samit të dytë në nivel ndërkombëtar”,- përfundon ai.

Ora 15:28
Scholz: Plani i paqes i Putinit nuk është serioz

Foto :Olaf Scholz

Propozimet e presidentit rus Vladimir Putin për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën janë "jo serioze".

Kështu ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz, i intervistuar nga transmetuesi Zdf në margjinat e G7 në Borgo Egnazia.

 “Të gjithë e dinë se propozimet nuk u prezantuan seriozisht, por kishin të bënin me konferencën e paqes në Zvicër” dhe “synojnë të shmagen” nga puna në Lucern që fillon sot, nënvizoi Scholz.

Të gjithë e dinë që propozimet nuk u paraqitën seriozisht, por kishin të bënin më shumë me konferencën e paqes në Zvicër," dhe "synojnë të shmangen" nga puna në Lucerne që fillon sot, theksoi Scholz.

Presidenti rus, theksoi Scholz, dëshiron të "diktojë" "ëndrrën e tij imperialiste". “Ajo që na nevojitet nuk është një paqe e diktuar, por një paqe e drejtë, e cila fokusohet në integritetin dhe sovranitetin ‘territorial’”, vuri në dukje kancelari gjerman, pa përjashtuar bisedimet me Putinin në të ardhmen. "Një bisedë si kjo ka kuptim vetëm nëse ka diçka specifike për të folur," sqaroi ai.

Ora 09:50
Sulmi rus në rajonin Sumy: Një i vdekur dhe shtatë të plagosur

1717942466_luftaneukraine.JPG

Forcat ruse kanë sulmuar tetë komunitete në rajonin Sumy të Ukrainës verilindore, duke vrarë një civil dhe duke plagosur shtatë persona të tjerë. Lajmi u bë i ditur nga administrata ushtarake lokale, duke specifikuar se komunitetet e shënjestruara ishin Khotin, Yunakivka, Myropillia, Krasnopllia, Velyka Pysarivka, Esman, Shalyhyne dhe Shostka.

Në veçanti, në Esman dronët goditën një autobus me 20 civilë dhe plagosën të paktën tre persona, ndërsa në Shostka, një person mbeti i vrarë nga një sulm me raketa dhe katër të tjerë u plagosën.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha