BE dhe Mbretëria e Bashkuar akuzojnë Kinën për sulmin kibernetik në serverat e Microsoft Exchange

BE dhe Mbretëria e Bashkuar akuzojnë Kinën për sulmin kibernetik në serverat e Microsoft Exchange

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian kanë akuzuar Kinën për një sulm të madh kibernetik në fillim të këtij viti. Sulmi kishte në shënjestër serverat e Microsoft Exchange, duke prekur mbi një të katërtën e një milion serverave në të gjithë botën.

BE ishte i pari që dha një deklaratë, në të cilën theksoi se sulmi erdhi nga "territori kinez ", ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se aktorët kinezë të mbështetur nga shteti ishin përgjegjës.  

" Hakerimi dhe shfrytëzimi i serverave të Microsoft Exchange minuan sigurinë dhe integritetin e mijëra kompjuterave dhe rrjeteve në të gjithë botën, përfshirë vendet anëtare dhe institucionet e BE. Lejoi hyrjen në një numër të konsiderueshëm hakerash që kanë vazhduar të shfrytëzojnë ato deri më sot. Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe e dëmshme cenoi sigurinë dhe shkaktoi humbje të konsiderueshme ekonomike për institucionet tona qeveritare dhe ndërmarrjet private", thuhet në deklaratën e BE-së.

Deklarata e BE gjithashtu tha se kishte parë sjellje të tjera të cilat kishin shkaktuar shqetësim të madh tek aleatët.

"Sulmi kibernetik ndaj Microsoft Exchange Server nga grupe kineze të mbështetura nga shteti ishte një model sjellje të pamatur, por tanimë të njohur të palës kineze," tha Sekretari i Jashtëm Dominic Raab. "Qeveria kineze duhet t'i japë fund këtij sabotimi sistematik kibernetik dhe duhet të jetë gati për masat që  do të merren në rast se nuk e bën këtë."

Vendet kanë deklaruar se Ministria Kineze e Sigurimit të Shtetit ishte përgjegjëse për aktivitete të tjera spiunazhi.

SHBA dhe MB kanë bërë thirrje të vazhdueshme që të ketë bashkëpunim në vënien nën kontroll të Kinës dhe kanë theksuar se sjellja  e saj ishte dukshëm më serioze se gjithçka që ishte parë më parë.

Microsoft njoftoi detajet e sulmit në mars dhe tha se një grup i quajtur Hafnium, i lidhur me Kinën, ishte përgjegjës. Kina i mohoi ato akuza.

Sulmi i cili preku serverat e kompjuterëve, bëri të mundur që sistemet të jenë të pambrojtura nga kriminelët dhe sulmet ransomware si dhe spiunazhit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja