Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano deklaroi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër.
Stano theksoi se BE-ja po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.
"Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik", tha Peter Stano.
Ai shpjegoi se ende nuk ka një datë specifike, por që të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe se aktualisht janë duke punuar për caktimin e një date.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të vizitojnë Brukselin gjatë kësaj jave për bisedime me zyrtarët evropianë.
Sipas zëdhënësit të BE-së, këto do të jenë "vizita të ndara dypalëshe", të cilat nuk kanë lidhje me vazhdimin e dialogut.
Vuçiq dhe Hoti do të qëndrojnë në Bruksel para takimit të ardhshëm midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 27 qershor.
Më herët kishte aludime se para takimit në SHBA, do të ketë një përpjekje për të organizuar një takim mes palëve në Bruksel.
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.4%
-
Kurti
38.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1954
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë: Thellësisht të shqetësuar për kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të gatshëm t’i mbështesim
4 Tetor, 17:23
-
Pavarësisht refuzimit të Azerbajxhanit, Armenia do të marrë pjesë në bisedimet e BE-së për Nagorno Karabakh
4 Tetor, 16:50
-
Rusia bisedime me SHBA-në dhe BE-në për konfliktin në Nagorno-Karabakh
4 Tetor, 16:42
-
BE arrin marrëveshjen për reformën e ligjeve për emigrantët
4 Tetor, 16:24
-
Kualifikueset Euro 2024, stadiumi i Bazelit pritet të ‘pushtohet’ nga shqiptarët! Më 20 tetor dalin biletat
4 Tetor, 14:19
-
Facebook dhe Instagram mund të bëhen me pagesë në vendet e BE-së për versionin pa reklama
3 Tetor, 19:28
-
BE rrit përkushtimin për zgjerimin e bllokut në prag të samitit të Granadës
3 Tetor, 17:00
-
Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara 'roaming', BE-Ballkani Perëndimor
2 Tetor, 20:39
-
Diplomatët e Bashkimit Evropian takohen në Kiev për të mbështetur Ukrainën
2 Tetor, 16:47
-
Pas takimit me shefat e BE, reagon kryediplomatja gjermane: Serbia urgjentisht të tërheqë forcat e armatosura në kufi me Kosovën
2 Tetor, 16:23
-
Erdogan: Turqia nuk pret më asgjë nga BE-ja
2 Tetor, 16:01
-
BE për sulmin në veri: Kosova e ka mandatin të kryej hetime, Serbia të bashkëpunojë pa kushte
2 Tetor, 13:59