Dita e dytë e Samitit të KE, në tryezë dosje të mprehta

Jean Claude Juncker po përgatitet të përfundojë mandatin e tij në samitin e Komisionit Evropian, por emri i pasardhësit të tij ende nuk dihet.

"Ne kemi nevojë për më shumë kohë për të diskutuar. Sot është shumë herët për të gjykuar emrat dhe postin", tha Donald Tusk në fund të ditës së parë te samitit që përfundoi pa sukses në orët e vona të natës.

Krerët evropianë do të kthehen për të diskutuar emërimet në postet kryesore të BE në samitin e jashtëzakonshëm të datës 30 qershor.

Dita e dytë e samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, do i kushtohet temave jo të margjinalizuara si Brexit dhe e ardhmja e Eurozonës.

Në tryezë do të jetë edhe letra e dërguar dje nga qeveria italiane mbi borxhin dhe FlatTax si dhe çështja e Qipros, për të cilën Greqia ka kërkuar sanksione kundër Turqisë, e cila ka filluar disa shpime në ujërat territoriale të ishullit të ndarë.

Një tjetër çështje që do të diskutohet është dhe mjedisi. Pavarësisht nga presioni i OKB-së, reduktimi i emetimeve në zero deri në vitin 2050, parashikuar në marrëveshjet e Parisit, rrezikon të kompromentohet seriozisht. Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria janë zotuar për respektimin e parimeve, por Varshava është e shqetësuar për ndikimin në rajonet polake të prodhimit të qymyrit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën