BE: Do monitorojmë lidhjen e Porto Romanos me rrjetin TENT, 62 mln euro të shkuara dëm në Portin e Durrësit

BE: Do monitorojmë lidhjen e Porto Romanos me rrjetin TENT, 62 mln euro të shkuara dëm në Portin e Durrësit

Bashkimi Europian me mekanizmat e tij të financimit kishte në proces investimi në Portin e Durrësit mbi 62 milionë euro, të cilat po shuhen nga zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano.

Në raportin vjetor për projektet në Ballkan me 2022, Komuniteti Europian i Transportit ka rritur shqetësimet për zhvendosjen e shërbimeve portuale dhe nëse ato do të lidhen me rrjetin kryesor europian të transportit ( TENT), që në Shqipëri përfaqësohet me Korridorin 8 dhe Korridorin 10.

Analiza e Komunitetit të Transportit tregon se, projekti në Portin e Durrësit (Rehabilitimi i Kalatave 1 dhe 2 në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit) është financuar nga korniza e investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Investimi total i vlerësuar është 62.4 milionë euro, me një kontribut të BE-së prej 27.05 milionë euro, një kredi BERZH prej 25 milionë euro dhe një kontribut përfitues prej 9.3 milionë euro.

“Lidhur me perspektivën e ardhshme të Portit të Durrësit si dhe përputhshmërinë e saj TEN-T, duhet të merret parasysh plani i Qeverisë shqiptare do të zhvendosë portin ekzistues në Portin e Romanos. Zhvendosja dhe ndikimi i saj në pajtueshmërinë e TEN-T do të monitorohet nga afër në vitet në vijim” thuhet në deklaratën e Komunitetit të Transportit.

Nga pikëpamja e lidhjeve logjistike, Porto Romano është pjesërisht e lidhur me rrjetin rrugor, por nuk ka lidhje hekurudhore.

Lidhjet rrugore nuk janë në standardet e rrjetit TENT, ndërsa ato hekurudhore do të vazhdojnë të mbeten problem edhe për të paktën një dekadë, çka do të vazhdojë të penalizojë portin në konkurrencën rajonale.

Autoriteti Portual i Durrësit pritet të tenderojë këtë vit fazën e parë të punimeve për portin e ri të Porto Romanos.

Punimet në këtë fazë kanë kosto rreth 390 milionë euro dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2025, bëjnë me dije burimet nga Autoriteti Portual i Durrësit.

Faza e parë përfshin ndërtimin e terminalit të kontejnerëve, lidhjen me infrastrukturën rrugore, hekurudhore, rrjetin e kanalizimeve, energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.

Në këtë fazë do të ndërtohet gjithashtu një objekt detar, fushëveprimi i të cilit ende nuk është përcaktuar.

Në këtë fazë do të ndërtohen vendbregëzimet, ndërtesat e përbashkëta, ndërtesa e zyrave doganore dhe agjencive të tjera, porta kryesore e portit, objektet e sigurisë dhe mbrojtjes civile, zyrat e kapitenerisë së portit dhe kulla e kontrollit të VTS, nënstacione etj /Monitor/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 28/08/2023 12:28

    Nuk jane te shkuara dem ,thjesht jane leke te vjedhura nga specialistet ( socialistet).

    Përgjigju
  • Shqipëria: 28/08/2023 07:57

    Amatorë këto të Be-së, ne 60 mln euro i kemi pare xhepi, këto monitorojnë.

    Përgjigju
    • Or tej: 28/08/2023 09:55

      I ke rene pikes or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja