KUKËS- Nga Kukësi, ambasadori i Bashkimi Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i ka kthyer një përgjigje deklaratës së bërë nga kryeministrit Edi Rama se "BE do të martohet me ne, po nuk na flet". Soreca tha se Shtetet anëtare të BE vazhdojnë flasin në KE për Shqipërinë, duke u shprehur optimist që vendi është drejt integrimit në BE.
"Kemi folur dhe flasim me Shqipërinë. Europa është këtu, unë flas me Shqipërine. BE flet me Shqipërinë. Europa është pranë Shqipërisë. Shqipëria shumë kushte ka përmbushur dhe është shumë afër plotësimit të tyre dhe drejt vendimit përfundimtar. Fokusi i Shqipërisë duhet të jetë tek gjykata kushtetuese pasi është një hap i rëndësishëm për ecjen e vendit përpara. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria të bëjë segmentin e fundit me qëllim që Këshilli Europian të bejë hapin pozitiv", tha ai.
Ambasadori i Bashkimit Europian, ndër të tjera shprehu keqardhje për mungesën e konsensusit për reformën zgjedhore.
"Ne kemi shprehur keqardhjen që mazhoranca vijon punen pa konsesus dhe është e rëndesishme që të gjendet konsensusi mes palëve. Duhet të punojnë fort që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti", tha Soreca.
Soreca ndodhet në qytetin verilindor për lancimin e fushatës së dytë “Europa është këtu për mjedisin dhe klimën”. Këto deklarata i tha gjatë takimit për prezantimin e fazës së dytë të fushatës “Evropa është këtu” u zhvillua në Kukës, në prani të autoriteteve vendore, organizatave mjedisore, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe medias. Fushata “Evropa është këtu” për mjedisin do të shpjegojë në javët e ardhshme se si BE-ja po e ndryshon tashmë Shqipërinë përmes angazhimit të saj në çështjet e ndotjes së ajrit, përdorimit të pesticideve, trajtimit të mbetjeve, cilësisë së lumenjve dhe biodiversitetit.
Bashkimi Evropian po investon në Kukës përmes projekteve të tij ndërkufitare për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e turizmit, menaxhimin e ujit si dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike përmes investimeve publike inteligjente dhe zhvillimit të kapaciteteve. Ambasadori i BE-së theksoi peizazhin e pasur natyror dhe biodiversitetin e rajonit si një bazë e shkëlqyer për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe kërcënimin nga mbeturinat dhe ndotja. Ai gjithashtu njoftoi për 30 milionë euro të tjera ndihmë financiare të BE-së për mjedisin dhe ndryshimin klimatik (2021), duke përfshirë investimet në strukturat e integruara të menaxhimit të mbetjeve që do të përshpejtojnë ekonominë qarkulluese.
Fakte dhe shifra mbi mbështetjen e BE-së për sektorin e mjedisit në Shqipëri
210 milionë euro kontribute nga BE-ja për sektorin e rrugëve në 10 vitet e fundit.
BE-ja do të vazhdojë të investojë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimit klimatik në Shqipëri me një shumë prej 30 milionë euro duke filluar nga viti 2021.
BE-ja po financon projektin Via Dinarica mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit për të ardhmen e turizmit me afërsisht 450.000 euro, projektin Kukës-Gjakovë për Ujë të Pastër me 1.2 milionë euro, si dhe projektin Kryqi i Gjelbër drejt ekonomive vendore të gjelbra me investime inteligjente me 500.000 euro.
Franca ka frike nga hija e vet.Gjate LIIB,Francen e madhe e shpetuan aleatet me D-DAY,sepse rezistenca franceze kishte ngelur ne nivelin e njesiteve guerrile.
PërgjigjuFranca,perulet perpara fashizmi.nese presidenti marron ka frike dhe thyer nga presioni i le open,kryetare e partise fashiste franceze,atehere duhet te themi qe si Franca,por e gjithe europa perendimor ka frike nga partite fashiste.kjo eshte europa ku duam te shkojne.
Përgjigjupoligami, monogami apo marredhenie e hapur? Kjo ngelet ende per tu percaktuar.
Përgjigju