Miroslav Lajçak është emëruar i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Lajmi për emërimin e tij u konfirmua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikat e Jashtme, Joseph Borrell duke e cilësuar Lajçak një politikan dhe diplomat me përvojë që ka marrë besimin e plotë të BE për detyrën e re.

"Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE-ja. Jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të shkëlqyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun Beograd – Prishtinë”, shkruan Borrell në Tëitter.

Lajçak duket se do të punojë pikërisht të bind Serbinë të njohë Kosovën dhe të krijojnë marrëdhënie të mira mes tyre, diçka që vendi i tij, Sllovenia nuk e ka njohur ende.