BE gjobit me 5 miliardë dollarë Google për monopolizim të tregut

BE gjobit me 5 miliardë dollarë Google për monopolizim të tregut

Kompania Google

Rregullatori i Bashkimit Europian për antitrustin gjobiti të mërkurën kompaninë Google me një shifër rekord prej 5 miliardë dollarësh për shfrytëzim të paligjshëm të pozicionit të fuqishëm në sistemin e Adroid-ëve.

Enti rregullator doli në përfundimin se Google, sistemi Android i së cilit funksionon në më shumë se 80 për qind të telefonave inteligjentë të botës, ka keqpërdorur pozitën e tij dominuese, për të promovuar aplikacionet dhe shërbimet e veta, veçanërisht mekanizmat e tij të kërkimit.

Gjoba llogaritet në pak më shumë se dy javë të ardhura që siguron kompania mëmë e Google-it, por mund të përshkallëzohet në një luftë tregtare mes BE-së dhe SHBA-së. Drejtuesja e antitrustit evropian Margrethe Vestager, mohoi që vendimi të ishte pasojë e prirjeve paragjykuese anti-amerikane.

Rregullatori urdhëroi Google-n që të ndalojë praktikat e paligjshme brenda 90 ditëve ose të përballet me të tjera ndëshkime. Google njoftoi se do ta apelojë vendimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/07/2018 08:41

    Gjobë për monopolizëm? Po BE-ja që eshte e mbushur me monopole duke i shndërruar njerëzit në skllevër, ku dhe kujt duhet ti japi llogari?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt