BE i kërkon Kosovës të shtyjë me 10 muaj afatin për reciprocitetin e targave: Të shmangim tensionet më 31 tetor

BE i kërkon Kosovës të shtyjë me 10 muaj afatin për reciprocitetin e targave: Të shmangim tensionet më 31 tetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës që të shtyjë afatin e vendosur më 31 tetor për reciprocitetin e targave. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për RTV Dukagjini se ndonëse i takon Kosovës të vendosë për këtë çështje, BE i bën thirrje që ta shtyjë afatin me 10 muaj në mënyrë që të shmangen tensionet me Serbinë. Stano thotë se një shtyrje e vendimit për reciprocitetin do i jepte më shumë kohë një fushate informative për qytetarët.

“Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani dhe të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e duhura evropiane. Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime”.

Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur”, ka thënë Stano në një përgjigje për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, ky vendim do t’i jepte mundësinë Kosovës që të pajisë të gjithë serbët në veri me letërnjoftime dhe patentë shoferi të Kosovës. E rëndësishmë thekson Staon, është që të shmanget dhuna në veri të Kosovës.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i tensioneve dhe potencialisht, dhuna në veri të Kosovës. Kjo është e një rëndësie të veçantë në kontekstin aktual gjeo-politik, në funksion të ruajtjes së stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

Ende nuk ka një përgjigje nga ana e qeverisë së Kosovës sa i takon kësaj kërkese, ndonëse është artikular edhe më parë nga partnerët ndërkombëtarë. Presidentja Vjosa Osmani tha se “çështja e targave është mbi të gjitha çështje e sundimit të ligjit”.

Në një kohë kur po afron afati i vendosur nga Kosova për reciprocitetin, partenrët ndërkomëbtar kanë zhvilluar vizita në Kosovë dhe Serbi, ku kanë mbajtur edhe takime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak të cilët kërkuan një zgjidhje emergjente dhe dialoh konstruktiv mes dy palëve.

Kosova më 1 shtator hapi afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Qytetarët do të kenë kohë deri në fund të tetorit që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës.

Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS. Qytetarët serbë të Kosovës që përdorin këto targa, duhet t’i konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, makinat e tyre nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë, pas datës 31 tetor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 25/10/2022 06:42

    Asnje dite me teper te mos i shtyjne. Mitrovica eshte Kosove dhe serbet nqs duan te jetojne aty duhet tu binden ligjeve te Kosoves. Kur Serbi kujis si qen i rrahur dije qe atehere te kafshon. Boll ka toleruar Kosova

    Përgjigju
  • Kosova: 25/10/2022 00:16

    Kosova ka shans të tregoje që eshte shtet ! Si mund të të njohin kur edhe kontratat që jane firmosur nuk plotesohet! I bie që edhe kontrata me Trump të jetë “null” pra të shtyhet Ujmani? Ndaj them nëse u be kontrata Kosova ska Pse ta shtyje nese ka b*the Serbia të futet në sanksionet e Rusise !

    Përgjigju
  • Blenard: 24/10/2022 21:29

    Be e felliqur ka luajt gjithmon ne kurriz te shqiptareve

    Përgjigju
    • Arbërori: 25/10/2022 19:28

      E kan në ndihmë Edvin shkjaun shqipfolës

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg