Në një njoftim për shtyp delegacioni i BE-së shprehet se përgëzon qytetarët për pjesëmarrje në votime duke ushtruar të drejtën e tyre demokratike. BE gjithashtu thekson se ka ndjekur me vëmendje të gjithë procesin dhe thekson se ata sfida dhe problematika të ngritura nga ODIHR duhet të zgjidhen në ditët në vazhdim
Ndërkohë pak orë më parë edhe ambasada amerikane bëri thirrje të njëjtë lidhur me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it
Ja njoftimi i plotë i delegacionit
Delegacioni i BE-së i ka ndjekur përgatitjet dhe mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 21 qershor 2015 me shumë vemendje dhe i përgëzon qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen dhe vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Në përputhje me gjetjet dhe observimet paraprake të OSBE/ODIHR shpallur sot, ku verëhen nje mumër sfidash, Delegacioni i BE-së i nxit autoritetet kompetente që të sigurojnë ndjekjen e duhur të rekomandimeve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it.
Redaksia online
(S.M./shqiptarja.com)