Ukraina mori një këst të ri prej 2.5 miliardë euro (2.57 miliardë dollarë) të ndihmës makro-financiare nga Bashkimi Evropian të martën, tha ministri i Financave Serhiy Marchenko dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
“Shuma totale e ndihmës makro-financiare e dhënë Ukrainës nga 24 shkurti nga BE-ja arrin në 6.7 miliardë euro”, shkroi Marchenko në Twitter, raporton Reuters.
Kryeministri Denys Shmyhal shkroi në Twitter se ndihma ishte "një hap tjetër solidariteti" dhe shprehu mirënjohjen për liderët e BE-së.
Gjithashtu edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka postuar në The @EU_Commission is disbursing a further €2.5 billion for Ukraine.
We are planning €18 billion for 2023, with funding disbursed regularly.
For urgent repairs and fast recovery leading to a successful reconstruction.
We will keep on supporting ???????? for as long as it takes. pic.twitter.com/X2bVI5PKe9
“Komisioni Europian ka ofruar 2.5 miliardë euro shtesë për Ukrainën. Ne po planifikojmë të miratojmë edhe 18 miliardë euro për vitin 2023, për rindërtimin e shpejtë të Ukrainës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka shkruar Ursula.
Lajmi kryesor:
Rusia zyrtarizon tërheqjen nga Këshilli i Evropës! 10 shpërthime në Kherson, 1 viktimë









