BE: Ka një fushatë kundër ligjit
të Vettingut, por do të zbatohet

BE: Ka një fushatë kundër ligjit<br />të Vettingut, por do të zbatohet
Delegacioni i Bashkimit Evropian ka deklaruar se ditët e fundit aktorë të ndryshëm politikë dhe të medias janë përfshirë në një fushatë për të delegjitimuar procesin e vettingut.
 
Deklarata ka ardhur nga shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Sylvain Gambert gjatë prezantimit të studimit për procesin e integrimit të vendit dhe raportimit të medias.
 
Vettingu është kushti kryesor për hapjen e negociatave dhe pavarësisht kush është ambasadorja e Brukselit në Tiranë, ky proces do të zbatohet.
 
Kjo fushatë anti-vetting synon të njollosë të gjithë faktorët e përfshirë në reformën në drejtësi.
 
Përsa i përket reformës në drejtësi dhe vettingut, ka patur përpjekje të ndryshme për ta bllokuar atë, madje duke përdorur metodat që ngrejnë pikëpyetje të shumta për ndërkombëtarët.
 
Intergimi europian ka të bëjë me një dialog të gjatë dhe prioritetet. Vettingu është parakusht i integrimit dhe shohim se si hidhen gënjeshtrat dhe bëhen përpjekje për lajme të rreme.
 
Për median dhe kryesisht për shtypin e shkruar, duhen me tepër artikuj të thelluar, publikime të kërkimeve shkencore se çfarë është ky proçes dhe si qytetarët të përfshihen në të
”tha ai.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh